
Foto ilustruese
KONISPOL- Një sherr mes disa të rinjve në Shkallë në Konispol ka degraduar në dhunë dhe përdorim të sendeve. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku në sherr janë përfshirë 6 persona.
Katër prej tyre janë plagosur dhe kanë marrë ndihmë mjekësore në spital. Mësohet se dy të rinjtë, 19-vjeçari Amarildo Saliko nga Konispoli dhe 22-vjeçari Flori Pasho nga fshati Shalës janë plagosur më rëndë.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe janë shoqëruar 4 persona në Komisariat, të cilët po merren në pyetje. /ZËRI
Poll