Aktualitet

Tentuan të heqin përgjuesin në banesën e Erjon Llapushit, Policia procedon detektiven private dhe një person tjetër

Një dedektive private ka shkuar në banesën e familjes së Erjon Llapushit dhe dyshohet se ka kontrolluar në banesë nëse policia ka vendosur përgjues me qëllim për t’ia hequr.

F.I
Tentuan të heqin përgjuesin në banesën e Erjon Llapushit,
Erjon Llapushi

POGRADEC-Policia e Shtetit ka proceduar një detektive private dhe një person tjetër, pasi tentuan të heqin përgjuesit në banesën e familjes së Erjon Llapushit në Pogradec. A2 CNN mëson se një dedektive private ka shkuar në banesën e familjes së Erjon Llapushit dhe dyshohet se ka kontrolluar në banesë nëse policia ka vendosur përgjues me qëllim për t’ia hequr.

Një person tjetër i cili po ashtu është proceduar, dyshohet se i ka gjetur dedektiven private familjes Llapushi dhe kjo e fundit ka shkuar në banesë për të parë nesë ka përgjues të vendosura nga organet e hetimit. Policia ka referuar materialet në prokurori dhe e akuzon dedektiven private për veprën penale të "pengimit të zbulimit të së vërtetës".

Kujtojmë se në janar të vitit 2025, mbi 200 punonjës të forcave RENEA, FNSH, Operacionales dhe “Shqiponja” kërkuan për disa orë me radhë 37-vjeçarin Erjon Llapushi në Pogradec, një ndër 5 personat më të kërkuar.  Në zonën ku dyshohet se fshihej Llapushi, por edhe në banesat e 6 të arrestuarve, u gjetën dhe sekuestruan armë zjarri, thika, armë dhe drogë.

Llapushi është një personazh i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi në vitin 2021 vrau kamarierin në një restorant në Elbasan, Gazment Kurmaku.  Më 25 janar 2025 Gjykata e Elbasanit dënuoi në mungesë me 17 vite burg Llapushin, për veprën penale "vrasje me dashje". Më parë, Llapushi është akuzuar dhe dënuar për armëbjatje pa leje, plagosje, tentativë për vrasje, Shtrëngim për dhënien e pasurisë dhe transportim të emigrantëve të paligjshëm./ZËRI

Poll

MOS HUMB