Aktualitet

Thika, leva dhe doreza hekuri! Plas sherri për një vajzë, mes shqiptarëve në Greqi

Megjithatë, ka indikacione serioze se motivi i vërtetë pas dhunës ishte kontrolli i trafikut të drogës, për shkak të sekuestrimeve që janë kryer në banesa.

F.I
Thika, leva dhe doreza hekuri! Plas sherri për një vajzë, mes
PAMJE NGA NGJARJA

GREQI-Tre të rinj të plagosur me thikë, është bilanci pas një sherri të shunshëm mes shqiptarëve në Greqi. Mediat fqinje raportojnë se konflikti ndodhi me dy gupeve në qendër të Athinës, ku u përfshinë 26 persona. Dy grupet gjatë përleshjes kanë përdorur thika, shkopinj dhe doreza hekuri e leva.

Arsyeja e sherrit fillestar, sipas asaj që i thanë të arrestuarit Policisë së Sigurisë së Athinës, ishte një vajzë. Megjithatë, ka indikacione serioze se motivi i vërtetë pas dhunës ishte kontrolli i trafikut të drogës, për shkak të sekuestrimeve që janë kryer në banesa.

Në kontrollet e kryera në shtëpitë e të akuzuarve, u gjetën dhe u sekuestruan 97 gramë kanabis i papërpunuar, 52 gramë kokainë, 51 gramë metamfetaminë, 6 thika dhe peshore elektronike precize.

Poll

MOS HUMB