Aktualitet

Tjetër lëvizje te 'Burgjet': Emërohet drejtori i ri i Shërbimit të Kontrollit të Burgjeve (EMRI)

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka firmosur lirimin nga detyra të drejtorit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, Indrit Doda, dhe në vend të tij është emëruar Gentjan Myrton, i cili më herët ka mbajtur detyrën e kryetarit të Njësisë Administrative Vaqarr.

zh.ll
Tjetër lëvizje te 'Burgjet': Emërohet drejtori i ri i
Foto ilustruese

TIRANË- Një tjetër ndryshim është bërë në sistemin e burgjeve, pas shkarkimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Klevis Qose.

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka firmosur lirimin nga detyra të drejtorit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, Indrit Doda, dhe në vend të tij është emëruar Gentjan Myrto, i cili më herët ka mbajtur detyrën e kryetarit të Njësisë Administrative Vaqarr.

Ky ndryshim vjen në një moment të rëndësishëm institucional, pas miratimit të ligjit të ri që e transformon Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (SHKB) në një agjenci me kompetenca të zgjeruara, përfshirë edhe mbikëqyrjen e Shërbimit të Provës.

Klevis Qose u lirua nga detyra më 1 prill, ndërsa në vend të tij u emërua Adriatik Kupi. Klevis Qose mbante postin e Drejtorit të Përgjithshëm që prej marsit të vitit 2024, ku zëvendësoi Admir Abrijan që dha dorëheqjen./ZËRI

Poll

MOS HUMB