Aktualitet

Ekzekutimi i 'Qotit' mes Medelinit! Arrestohet grupi që vrau Artur Tushin, atentatorët vrisnin dhi për t’i bindur klientët për punën

Anëtarët e grupit kryenin rituale ezoterike përpara kryerjes së krimeve, duke sakrifikuar të paktën katër dhi dhe duke regjistruar ritualet për t’i bindur klientët për efektivitetin e veprimeve të tyre.

F.I
Ekzekutimi i 'Qotit' mes Medelinit! Arrestohet grupi që vrau
Artur Tushi

KOLUMBI- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e shqiptaro-ekuadorianit Artur Tushi, 44 vjeç, i cili u qëllua me armë zjarri, 11 herë jashtë qendrës tregtare Santafé në Kolumbi. Infobae raporton se autoritetet në Medelin konfirmuan kapjen e nëntë anëtarëve të dyshuar të një organizate kriminale të quajtur "La Oficina Premium", të akuzuar se qëndrojnë pas katër vrasjeve në kryeqytetin e Antioquia-s.

Vrasja e Tushit dyshohet të lidhet me trafikun e qenieve njerëzore dhe narkotikëve, ku përfshihen bandat kriminale shqiptare, ekuadoriane dhe kolumbiane. Viktima u qëllua  më 5 tetor 2025 në Medelin teksa po kthehej në shtëpinë ku qëndronte, në një atentat të planifikuar për të eliminuar aktivitetin e tij kriminal.

Sipas raportimeve, ky rast është pjesë e një serie katër vrasjesh të të huajve në Medelin gjatë viteve të fundit. Viktimat e tjera përfshijnë një meksikan, një amerikan dhe dy kanadezë. Një nga viktimat është Horacio Pérez Ledezma, 54 vjeç, tregtar meksikan, i vrarë në një restorant në sektorin Provenza të El Poblado. Ndërsa kanadezët e vrarë janë Jonathan Christopher Acevedo García dhe Jesse Marcel Arrigo, të cilët u qëlluan respektivisht në Mall del Indio dhe pranë Las Palmas Avenue.

Gjatë hetimit u zbulua se rrjeti për vrasjet paguhej midis 400,000 dhe 500,000 dollarëve, varësisht nga profili i viktimës dhe kompleksiteti i goditjes. Hetimet kanë zbuluar gjithashtu përdorimin e linjave telefonike ndërkombëtare, dokumenteve dhe rrjeteve financiare për të fshehur aktivitetin e tyre, përfshirë pagesa në parajsa fiskale dhe kriptovaluta.

Anëtarët e grupit kryenin rituale ezoterike përpara kryerjes së krimeve, duke sakrifikuar të paktën katër dhi dhe duke regjistruar ritualet për t’i bindur klientët për efektivitetin e veprimeve të tyre.

Kujtojmë se Tushi u rrëmbye nga persona të panjohur me 2 Nëntor të 2017 në zonën mes Milotit dhe Burrelit. Familja e tij denoncoi se ai kishte humbur kontaktet me ta dhe se nuk ishte bërë i gjallë. Asakohe Tushi deklaronte se kanë qenë disa persona ende të paidentifikuar të cilët i kanë vënë një thes në kokë dhe më pas e kanë dërguar në një banesë të panjohur, ku i kanë marrë 200 mijë lekë dhe automjetin. 

Përmes Interpol-it, u zbuluan disa precedentë penalë në emrin e Tushit në vende të ndryshme. Ai kishte qenë nën hetim në Shqipëri, ashtu si edhe në Itali, ku kishte jetuar për disa vite, dhe në Ekuador, vendi i pasaportës që mbante në momentin e vrasjes. Po ashtu, regjistra gjyqësorë me emrin e tij u gjetën edhe në Spanjë./ZËRI

Poll

MOS HUMB