Aktualitet

Trafik kokaine me 8 valixhe nga Meksika në Britaninë e Madhe, blloku i shënimeve 'fundos' shqiptarët

Por një nga korrierët amerikanë la pas një kuti të cilën oficerët e Forcave Kufitare e hapën dhe zbuluan 20 blloqe njëkilogramëshe kokainë.

F.I
Trafik kokaine me 8 valixhe nga Meksika në Britaninë e Madhe, blloku i
Elton Hallaci, Artur Iseberi, Dale Hosker dhe Dale Creen

BRITANI E MADHE-Kriminelë nga dy grupe të krimit të organizuar janë dënuar për një komplot të hollësishëm për të transportuar sasi të mëdha kokaine. Banda drejtohej nga persona me bazë në SHBA dhe Meksikë, të cilët organizonin transportin e kokainës së pastër përmes fluturimeve nga Cancun në Meksikë drejt aeroportit të Manchesterit.

Korrierët amerikanë ndoqën udhëzimet me mesazhe nga organizatori amerikan i quajtur 'Nate', për të mbledhur valixhe specifike që përmbanin qindra kilogramë kokainë përpara se t'ua transferonin çantat bashkëpunëtorëve që prisnin në vende të afërta, të cilët ishin gjithashtu në kontakt me Nate-in.

Mediat e huaja raportojnë se shqiptarët Elton Hallaci, 32 vjeç, dhe Artur Iseberi, 27 vjeç, ishin anëtarë të një grupi kriminal të organizuar përfshihej në skemën e transportimit të kokainës. Dhe Dale Hosker, 49 vjeç, nga Bury, dhe Dale Creen, 34 vjeç, nga Salford, i përkisnin një grupi të dytë kriminal të organizuar që ishte gjithashtu i përfshirë në mbledhjen e kokainës nga korrierët amerikanë dhe shpërndarjen e saj në të gjithë vendin.

Më 11 maj 2024, tetë valixhe mbërritën në Aeroportin e Mançesterit nga Kankuni dhe Barbadosi. Korrierët i mblodhën dhe i nxorën jashtë dhe morën taksi për në një hotel aty pranë, ku pesë prej tyre ia dorëzuan Hallacit dhe Iseberit dhe dy ia dorëzuan Hosker.

Por një nga korrierët amerikanë la pas një kuti të cilën oficerët e Forcave Kufitare e hapën dhe zbuluan 20 blloqe njëkilogramëshe kokainë. Hetimi i NCA-së tregoi se atë ditë, shqiptarët mblodhën 100 kg kokainë. Disa javë më vonë, më 31 maj, 300 kg kokainë e pastërtisë së lartë me një vlerë prej rreth 24 milionë paund u kontrabandua në Aeroportin e Mançesterit në 12 valixhe.

Hallaci, Iseberi, Hosker dhe Creen u arrestuan më 17 qershor 2025 nga oficerët e NCA-së. Provat kundër tyre ishin të pakundërshtueshme. Brenda shtëpisë së Hallacit, oficerët gjetën çelësat e një makine Jaguar të parkuar jashtë. Oficerët zbuluan gjithashtu  blloqe shënimesh të detajuar të importeve të kokainës. 

Poll

MOS HUMB