Aktualitet

Siguroi kushtet për të vrarë vëllezërit Bami, ekstradohet nga Zvicra, Jozi Kraja

Dyshohet se Jozi Kraja, gjatë periudhës dhjetor 2020 – maj 2024, ka siguruar kushte dhe mjete materiale për kryerjen e vrasjes së dy vëllezërve Durim dhe Valter Bami. 

F.I
Siguroi kushtet për të vrarë vëllezërit Bami,
Durim dhe Valter Bami, Jozi Kraja

TIRANË-Jozi Ndoj alias Kraja, 37-vjeç i akuzuar nga GJKKO si pjesëtar i një grupi kriminal është ekstraduar nga Zvicra. Sipas hetimeve të kryera nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dyshohet se Jozi Kraja, gjatë periudhës dhjetor 2020 – maj 2024, ka siguruar kushte dhe mjete materiale për kryerjen e vrasjes së dy vëllezërve Durim dhe Valter Bami. 

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, me vendimin e datës 15.05.2024, i ka caktuar këtij personi masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”. 

Njoftimi i policisë:

Ekstradohet nga Zvicra, 1 shtetas i akuzuar nga GJKKO-ja, si pjesëtar i një grupi kriminal.

Ai dyshohet se për një periudhë 4-vjeçare, ka siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e 2 vëllezërve.

Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpol Tiranës dhe Interpol Bern, u finalizua procedura për ekstradimin nga Zvicra në Shqipëri, të shtetasit:

-J. K., 37 vjeç, lindur në Shkodër.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin e datës 15.05.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.

Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dyshohet se ky shtetas, gjatë periudhës dhjetor 2020-maj 2024, ka siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e vëllezërve D. B. dhe V. B..

Valter Bami është shoqëruar disa herë në polici edhe për atentatin ndaj Gentian Bejtjes, si edhe është dyshuar si i përfshirë në masakrën e Larushkut, ku u vra Ramazan Sino, 28-vjeç, dhe u plagosën dy nipërit e tij. Bejtja ndodhej në makinë me ta, por pak minuta para se të mbërrinte në vilën e tij në Larushk, ai zbriti nga makina duke i shpëtuar atentatit. Valter Bami pretendoi se nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe se kishte qenë në banesën e tij kur ndodhi krimi. I vëllai i tij, Durim Bami është i arrestuar dhe pritet të ekstradohet nga Dubai.

Në planifikimin e vrasjes për dy vëllezërit Valter dhe Durim Bami, të porositur nga ish-deputeti i PS-së, Arben Ndoka si shenjë hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij Aleksandër Ndoka më 09 dhjetor 2017, u përfshinë edhe 14 persona të tjerë, mes tyre Ervis Martinaj, Emiljano Shullazi dhe djali i viktimës, Samuel Ndoka. Por pavarësisht mobilizimit të disa prej emrave më të njohur të botës së krimit, plani për vrasjen e dy vëllezërve ka dështuar.

Atentati ndodhi në 2020 në Tapizë ku i plagosur mbeti Ervin Kodra, kushëriri i Durim Bamit, (djali i dajës). I plagosuri shkoi vetë në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa një ditë më pasi u zbuluar se ai shoqërohej nga Durim Bami, i cili ishte edhe shënjestra e atentatit. Bami dhe Kodra ishin nisur nga Kamza drejt Krujës. Megjithëse automjeti ku ndodhej Bami ishte i blinduar, kjo nuk i ka ndaluar autorët që ta plagosin bashkëudhëtarin e tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB