Aktualitet

Tregtonte mallra kontrabandë: Çanta, syze e ora me logon e gjigandëve botëror, arrestohet ish-konkurrenti i "Për’puthen"

Subjekti në pronësi të 29-vjeçarit Hysen Ramaj, në rrugën "Sulejman Delvina", shiste produkte me logo false për të cilat nuk posedonte fatura shitjeje.

zh.ll
Tregtonte mallra kontrabandë: Çanta, syze e ora me logon e
foto ilustrim: dyani-hysen ramaj

TIRANË- Një tjetër subjekt që tregon mallra kontrabandë është zbuluar në kryeqytetet. Subjekti në pronësi të 29-vjeçarit Hysen Ramaj, në rrugën "Sulejman Delvina", shiste produkte me logo false për të cilat nuk posedonte fatura shitjeje. Po ashtu, dyshohet se nuk lëshonte as kupona për shitjen e tyre, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore. 

Në dyqanin e 29-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi mallra të ndryshme (veshje, çanta, syze dhe ora) me logo të markave ndërkombëtare, të dyshuara false.

Njoftimi:

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Etiketa”.

Zbulohet një tjetër subjekt, ku shiteshin produkte me logo false, për të cilat nuk posedoheshin fatura blerjeje dhe nuk lëshoheshin fatura shitjeje.

Arrestohet pronari i dyqanit në rrugën “Sulejman Delvina”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve, me qëllim konstatimin e subjekteve që zhvillojnë aktivitetin e tyre, në informalitet, duke shmangur detyrimet tatimore, finalizuan operacionin e koduar “Etiketa”, gjatë të cilit u zbulua në këtë paligjshmëri, një dyqan në rrugën “Sulejman Delvina”.

Gjithashtu, në kuadër të operacionit u arrestua pronari i dyqanit, shtetasi H. R., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Në këtë subjekt, gjatë kontrolleve, u gjetën mallra të ndryshme (veshje, çanta, syze dhe ora) me logo të markave ndërkombëtare, të dyshuara false.

29-vjeçari nuk kishte fatura mbi origjinën e mallrave.

Gjithashtu, dyshohet se nuk lëshonte kuponë për shitjen e tyre, me qëllim shmangen e detyrimeve tatimore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB