
TIRANË-Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në parkingun e spitalit privat “Amavita“ në rrugën “Pjetër Budi”. Policia njofton se lënda plasëse është vendosur në gomën e parë të një makine në pronësi të Matilda Kajës, me profesion mjeke. Ende nuk dihen motivet që lidhen me këtë ngjarje, teksa mjekja Matilda Kaja pritet të merret në pyetje nga Policia, për të dëshmuar se tek kush mund të dyshojë dhe a ka patur konflikte kohët e fundit.
Si pasojë e shpërthimit nuk raportohet për të lënduar, ndërsa autoritetet po hetojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit/ve.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 03:55, të datës 01.05.2025, në rrugën “Pjetër Budi”, dyshohet se në parkingun në afërsi të një spitali, është vendosur një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse në gomën e parë të automjetit në pronësi të shtetases M. K. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe sqarimin e rrethanave të rastit./ZËRI