Aktualitet

Nga sot ‘hiqet’ kufiri Kosovë-Shqipëri, qytetarët do të mund të lëvizin pa kontrolle

Edhe këtë sezon, lehtësimi i procedurave do të zbatohet gjatë 9 muajve të vitit

F.I
Nga sot ‘hiqet’ kufiri Kosovë-Shqipëri, qytetarët do
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Nga sot rikthehet marrëveshja mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, e cila parashikon lehtësimin e procedurave kufitare për automjetet me targa të të dy shteteve. Qytetarët do të kalojnë kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë pa u përballur me kontrolle.

Edhe këtë sezon, lehtësimi i procedurave do të zbatohet gjatë 9 muajve të vitit, nga 1 maji deri më 30 shtator, dhe nga 1 nëntori deri më 28 shkurt të vitit pasaardhës.

Kjo lëvizje vjen pas një periudhe dymujore, që nga data 1 mars, kur ishte ndërprerë funksionimi i plotë i kësaj marrëveshjeje. Nga 1 marsi deri më tani, udhëtarët që udhëtonin ndërmjet dy vendeve ishin të detyruar të paraqisnin dokumentet e identifikimit, ndërsa njëkohësisht u krye përpunimi i të dhënave të sakta për automjetet./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB