Aktualitet

Ngatërrim shënjestre? Tritoli iu vendos banesës së komshijes, babai i Jozefin Markut: S'e di çfarë ka bërë djali

Sa i përket ndonjë konflikti të mundshëm të djalit të tij ka pretenduar se nuk ka asnjë dijeni.

F.I
Ngatërrim shënjestre? Tritoli iu vendos banesës së
Jozefin Marku

TIRANË-Pas shpërthimit me tritol në portën e jashtme të një banese në zonën e Fushë-Kuqes, Policia ka marrë dëshminë e babait të Jozefin Markut, ish-banor i Big Brother Vip Albania. I ati i Jozefin Markut ka mohuar të ketë probleme me ndonjë person, ndërsa sa i përket ndonjë konflikti të mundshëm të djalit të tij ka pretenduar se nuk ka asnjë dijeni.

Shpërthimi me tritol u regjistrua mëngjesin e ditës së djeshme më 26 gusht në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe, ku lënda plasëse ka shpërthyer në portën e jashtme të banesës në pronësi të shtetases M. D, alias M. B, komshije me këngëtarin Jozefin Marku. Gruaja rezulton nga të gjitha hetimet se nuk ka konflikte, ndërsa dyshimet janë ngritur se shënjestër e atentatit të ketë qenë Jozi.

Gjatë kontrollit të zonës përreth, hetuesit gjetën dhe sekuestruan disa gëzhoja, në dukje të vjetra, të cilat janë marrë në cilësinë e provës materiale. Burime për ZËRI bënë me dije se shënjestra ka qenë ish-banori i Big Brother Vip, Jozefin Marku, por autorët kanë ngatërruar banesën. Policia po vlerëson të gjithë konfliktet që ish-banori i Big Brother VIP ka pasur kohët e fundit./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB