FOTO ILUSTRUESE
PËRRENJAS-Një incident i rëndë është regjistruar në Përrenjas, ku një 69-vjeçar, dyshohet se për motive të dobëta, ka lyer me benzinë bashkëshorten e tij 67 vjeçe dhe i ka vënë flakën.
Sipas njoftimit të bluve ngjarja është regjistruar në fshatin Karkavec dhe incidenti ka ardhur pas një konflikti mes Gani Dangës dhe bashkëshortes së tij. 67-vjeçarja po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është vendosur në pranga. Identiteti i tyre ende nuk bëhet i ditur ndërsa një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen pritet nga Policia.
Poll