Aktualitet

U gjet i vdekur brenda makinës së tij/ Pista kryesore e hetimeve, vetëvrasja. Merren në pyetje familjarët

Një tjetër arsye për të cilën dyshohet për vetëvrasje është fakti se mjeti nuk ka dëmtime të jashtme, e po ashtu, përveç plumbit, viktima nuk ka shenja të tjera në trup.

k.m.
U gjet i vdekur brenda makinës së tij/ Pista kryesore e hetimeve,
Romario Brunga

LEZHË- Vetëvrasja mbetet pista kryesore për ngjarjen e rëndë ku 25-vjeçari, Romario Brunga u gjet i pajetë brenda mjetit të tij. Vdekja e të riut mendohet se ka ndodhur rreth orës 15:00, por trupi i tij i pajetë është gjetur disa orë më vonë. Nga të dhënat e para nga vendi i ngjarjes është bërë me dije se Brunga kishte marrë vetëm një goditje plumbi në kokë, ndërsa arma e krimit është gjetur brenda mjetit. 

Një tjetër arsye për të cilën dyshohet për vetëvrasje është fakti se mjeti nuk ka dëmtime të jashtme, e po ashtu, përveç plumbit, viktima nuk ka shenja të tjera në trup. 

Në këto kushte, uniformat blu të Lezhës kanë nisur që të marrin në pyetje familjarët e të riut dhe njerëz të tjerë në rrethin e tij shoqëror për të zbuluar më shumë për shkakun që mund ta ketë çuar të riun të kryejë aktin e rëndë. Romario Brunga ishte martuar në gusht të vitit të kaluar. Por nuk dihet nëse i riu ka pasur probleme apo konflikte me persona të tjerë./ZËRI

Poll

MOS HUMB