Aktualitet

U komandua pas arratisjes së Altin Ndocit, ndërron jetë drejtori i burgut të Durrësit

Llabani u nda nga jeta si pasojë e një problemi shëndetësor.

F.I
U komandua pas arratisjes së Altin Ndocit, ndërron jetë drejtori
Edmond Llabani

TIRANË- Edmond Llabani, i cili u komandua si drejtor i Burgut të Durrësit më 15 janar, pas shkarkimit të drejtorit Indrit Cërrlojm, për shkak të arratisjes të Altin Ndocit ka ndërruar jetë. Llabani u nda nga jeta si pasojë e një problemi shëndetësor.

Në janar të këtij viti, pak kohë pasi mori detyrën në Durrës, ai pësoi një hemorragji cerebrale, gjendje që ndikoi rëndë në shëndetin e tij. Ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në shërbimin e Neurokirurgjisë në QSUT. Një muaj më vonë, Llabani u transferua për mjekim më të specializuar në Itali, po pavarësisht përpjekjeve, ai nuk arriti të mbijetojë.

Më 14 janar, ministri i Drejtësisë asakohe, Besfort Lamallari firmosi shkarkimin e Cërlojt dhe kërkoi nga drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, një plan të ri të vlerësimit të sigurisë dhe rishpërndarjes mbi bazën e rrezikshmërisë së të dënuarve dhe paraburgosurve në IEVP Durrës, duke konsideruar edhe transferimin në burgje të tjera të sigurisë së lartë. Pas shkarkimit të tij, Edmond Llabani u emëruar drejtori i ri i Burgut të Durrësit./ZËRI

Poll

MOS HUMB