Aktualitet

U plagos aksidentalisht në atentatin e Vlorës, Armand Spahiu: Mendova se ishin fishekzjarrë, u shtriva në tokë

Kur kanë mbaruar krismat është ngritur, ka marrë një ujë në një tabakino dhe aty ka parë se është plagosur.

F.I
U plagos aksidentalisht në atentatin e Vlorës, Armand Spahiu: Mendova
Armand Spahiu

VLORË-Armand Spahiu, 35-vjeçari i plagosur në ngjarjen e të mërkurës në mbrëmje në Vlorë ka treguar momentet e tmerrit që ka përjetuar. Spahiu tregoi për mediat se fillimisht ka menduar se janë fishekzjarre dhe më pas është shtrirë përtokë, teksa kur kanë mbaruar krismat është ngritur, ka marrë një ujë në një tabakino dhe aty ka parë se është plagosur. Më tej ai rrëfen se dy efektivë të Policisë pas ngjarjes e kanë çuar në spital.

Armand Spahiu: Dëgjova fishekzjarr. Në momentin që dëgjova fishekzjarrë, thashë fishekzjarre, kur pashë që ishin krisma që nuk ishin mbaruar, u shtriva në shesh. U shtriva në shesh sa mbaruan krisma. Sa mbaruan krismat u ngrita në këmbë. Me të marrë një bidon ujë, u ula. Piva ujë që u qetësova. Në moment shikoj që isha plagosur. Marrë një efektiv policie dhe i them që jam plagosur. Më merr dhe më shoqëron në spital direkt. Frikë ishte, po ishte shkruajtur nga Zoti lartë. Nuk pashë asgjë, mu errësuan sytë. Dy efektivë policie më shoqëruan. Mora ndihmë mjekësore, ndenja gati 12 orë. Edhe erdha në shtëpi. Në shtëpi erdha me veten time, jo se më nxorën ata të spitalit. Më thashë do rrish 2-3 ditë, i thashë nëmi ilaçet, më mirë i bëj në shtëpi sesa këtu. Punoj në një dyqan fruta perimesh. Jam shumë mirë. Nuk kam ankesa. Vetëm unë punoj në familje. Mesazh nuk kam për asnjë, vetëm për Zotin lart.

35-vjeçari Armand Spahiu, tregtar shumice i fruta perimeve, u plagos aksidentalisht gjatë atentatit mafioz ndaj Kevin Hajrullës në Vlorë në 18 dhjetor. Spahiu, ka marrë një plumb në këmbë. 

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:30 (18 dhjetor 2024) në lagjen 24 maj’ në afërsi të postës së Çoles. Autorët pritën të parkojë një Benz ngjyrë gri, me të cilin ka qenë duke lëvizur dhe më pas gjuajën breshëri plumbash në drejtim të tij. Pas atentatit, Kevin Hajrulla është nxjerrë nga makina nga kalimtarë të rastit dhe është dërguar në spital. E gjithë zona ku ndodhi atentati ka kamera sigurie që mendohet se kanë filmuar skenën, por dhe lëvizjet e autorëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB