Aktualitet

U vranë dy të tjerë, por ai mbijetoi/ Shënjestra e atentatit në Shkodër: Kush është Erogen Vaso, lidhjet e tij me krimin dhe politikën?

zh.ll

U vranë dy të tjerë, por ai mbijetoi/ Shënjestra e atentatit

SHKODËR- Personi në foto është Erogen Vaso alias Erogen Brajoviç, 43-vjeçari, i cili mbeti i plagosur mëngjesin e kësaj të hëne në qytetin e Shkodrës gjatë një atentati me armë zjarri. Vaso dyshohet se ishte shënjestra e këtij atentati mafioz, por ai mbeti i plagosur dhe është transportuar drejt Tiranës për mjekim më të specializuar në Spitalin Ushtarak. Mësohet se Vaso ka marrë tre plumba në trup, të cilët kanë prekur arteriet kryesore, duke e bërë të nevojshme një ndërhyrje emergjente dhe trajtim të avancuar që vetëm në kryeqytet mund të sigurohet.

U vranë dy të tjerë, por ai mbijetoi/ Shënjestra e atentatit
Erogen Vaso alias Erogen Brajoviç

43-vjeçari rezulton një emër i njohur për autoritetet, pasi në korrik të vitit 2023 emri i tij doli në grupin e Bajrave në Shkodër. Në vitin 2007 ai është akuzuar për veprën penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për përfitim të pasurisë”. Por ai nuk njihet vetëm për lidhjet e tij me krimin, gjithashtu Vaso rezulton i përfshirë edhe në politikë. Ai ka qenë anëtar i këshillit bashkiak me Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, që drejtohej nga Vangjel Dule.

U vranë dy të tjerë, por ai mbijetoi/ Shënjestra e atentatit
erogen kaso, anëtar i këshillit bashkiak

Erogen Vaso është vëllai i të arresuarit Denis Brajoviç (Bajri). 37-vjeçari, një person me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me akuzën e vrasjes së Gjin Ndojit në vitin 2020 në Shkodër për llogari të Ervis Martinajt. Bajri akuzohet për një sërë veprash penale në fushën e krimeve kundër personit, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe për armëmbajtje pa leje.

Ndërkohë, viktimë e masakrës që tronditi Shkodrën mbeti Armando Pali, ish- këshilltar bashkiak. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, pasi u transportua me urgjencë në spital në gjendje të plagosur, ndërroi jetë edhe Liridon Kraja, shoqërues i Eugen Vasos. Mes te plagosurve janë edhe një kamariere e lokalit ku ndodhi ngjarja, 25-vjeçarja Meri Kacerisi, si dhe një grua që ndodhej rastësisht në vendngjarje.

Nuk zgjati shumë edhe arratia e autorit 29-vjeçar Ragip Gila, i cili u largua menjëherë nga vendngjarja me një automjet tip "BMW". Në tentativë për t'i ikur policisë, ai u akisentua në dalje të qytetit dhe më pas u largua me këmbë drejt lumit Kir. Por, pas një ndjekje prej disa minutash ai u kap nga Forcat Shqiponja, ndërsa gjatë arrestimit iu sekuestrua edhe arma e krimit. 

Ngjarja ndodhi në lokalin “Kolë Idromeno”, në një zonë të banuar dhe të frekuentuar nga qytetarët, duke shkaktuar panik të madh. Ende nuk janë bërë të ditura detaje mbi motivet e sulmit, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB