SHBA- Një dokument i publikuar kohët e fundit nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë tregon mesazhe shqetësuese nga rrjeti i pedofilit të famshëm Jeffrey Epstein. Në një email të datës 29 mars 2017, dërguar drejtpërdrejt Jeffrey Epstein, një person i afërt me të përmend disa vajza si “kandidate” për t’u takuar apo punësuar. Mes tyre, përmendet edhe një vajzë shqiptare, e cila përshkruhet në mënyrë denigruese.
Në mesazhet e dërguara mes një personi të afërt të Epstien dhe trafikantit të qënieve njerëzore, thuhet se vajza shqiptare është “e çmendur”, "përdor drogë" dhe "fle me shumë persona".
“[Emri i fshehur] e la burrin e saj për një vajzë shqiptare të çmendur që as nuk e lejon të flasë me fëmijën e tij! Ben gjithashtu erdhi tani për të më parë, vazhdon të më telefonojë duke thënë se është i dashuruar me mua – fola me të për 30 minuta!!! Ajo gjithashtu tha se [i fshehur] përdor drogë dhe fle me të gjithë…
[Emri i fshehur] e thirri Andrejin menjëherë pasi e takoi (nuk i thashë që e njihja) dhe filloi ta pyesë nëse dinte ndonjë gjë për mua… jo energji e mirë.
Pastaj shkuam në [vend i fshehur]. Komplimenti më i mirë prej [i fshehur]: “Ti je kaq e rregullt! Nuk më pëlqen të shaj kur jam pranë teje dhe të gjithë e dinë sa shumë më pëlqen të shaj.” Jo një vajzë e keqe, por duhet të mësojë shumë.
Djali nga agjencia dukej sikur mund të ishte djali i Jojo-s.
Rudy ishte shumë i impresionuar nga ti.
Duke parë djalin tim nesër!!!!
Puthjeeeee”- shkuhet në një nga email-et.
Në një tjetër email, i drejtuar gjithashtu Epstein-it, sugjerohet takimi me një vajzë ruse, e arsimuar në SHBA dhe e përkushtuar ndaj punës. Për të thuhet se është “shumë e dobët” dhe e gatshme të bëjë më shumë se ç’i kërkohet:
“Jeffrey,
Bashkëngjitur janë kandidatët më të mirë. Fotot mund t’i zmadhosh në Word.
Duhet të takosh dhe të punësosh rusen, nëse të pëlqen. Ajo është _ vjeç, e arsimuar në një universitet në SHBA, ka vizë pune amerikane, integritet, është simpatike, e përulur dhe kurioze për pasuritë e paluajtshme (real estate). Është shumë e përkushtuar ndaj punës dhe e gatshme të investojë veten dhe të bëjë më shumë se ç’i kërkohet. Është shumë tërheqëse dhe e dobët gjithashtu. Ne patëm një takim shumë të mirë. Më njofto kur të kesh takuar apo folur me ndonjërin prej tyre.”- shkuhet në komunikimet mes Epstien dhe njerëzëve të tij.
Në një email të 25 majit 2012, Thorbjørn Jagland, atëherë Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, i dërguar Jeffrey Epstein pas një vizite zyrtare në Shqipëri, përmendte shkurt se gjatë qëndrimit të tij kishte parë “vajza të jashtëzakonshme” në Tiranë./ZËRI