Aktualitet

Vatra të mundshme zjarri/ IGJEUM paralajmëron qytetarët: 6 qarqet me rrezik të lartë

Qartet që paraqesin rrezik të lartë për vatra të mundshme zjarri janë: Lezha, Durrësi, Tirana, Elbasani, Fieri dhe Berati.

l.k
Vatra të mundshme zjarri/ IGJEUM paralajmëron qytetarët: 6 qarqet
foto ilustruese

TIRANË- Instituti i Gjeoshkencave (IGJEUM) ka paralajmëruar se gjashtë qarqe të vendit do të jenë të rrezikuara nga zjarret për shkak të temperaturave të larta dhe kushteve atmosferike, gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme.

Qartet që paraqesin rrezik të lartë për vatra të mundshme zjarri janë: Lezha, Durrësi, Tirana, Elbasani, Fieri dhe Berati.

IGJEUM njofton se rreik paraqitet edhe në disa zona lokale në jug të qarkut të Shodrës, në perëndim të qarkut Dibër si dhe në veri-perëndim të qarkut Vlorë, sidomos gjatë ditës së sotme.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes në këto qarqe.

NJOFTIMI I PLOTË:

ZJARRET NË PYJE            

Sot pasdite (e shtunë, dt. 11) dhe nesër (e diel, dt. 12) pritet nivel rreziku “I LARTË” në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier dhe Berat, ndërsa në qarqet e tjera pritet nivel rreziku “I MODERUAR” (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Nё disa qarqe pritet nivel rreziku lokalisht “I LARTË” konkretisht: qarku Shkodër (Jug), qarku Dibër (Perëndim) dhe qarku Vlorë (Veri-Perëndim).

Rreziku më i lartë pritet ditën e sotme.

PARASHIKIMI METEO 

RESHJET

Sot pasdite (e shtunë, dt. 11) nuk priten reshje. Nesër (e diel, dt. 12) priten reshje të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Korçë ndërsa në qarqet Lezhë, Tiranë dhe Elbasan priten reshje lokalisht të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURA

Nesër (e diel, dt. 12) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 20 / 31 °C      

në vendet e ulëta: 17 / 35 °C     

në vendet malore: 14 / 30 °C    

ERA

Sot pasdite (e shtunë, dt. 11) dhe nesër (e diel, dt. 12) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB