Aktualitet

VD- Sërish zjarr në fushën e mbetjeve në Vlorë, tymi mbulon qytetin, kryebashkiaku: I qëllimshëm!

Zjarri ka shkaktuar një re të dendur tymi, e cila është përhapur mbi lagjet përreth deri edhe në Lungomare

F.I
VD- Sërish zjarr në fushën e mbetjeve në Vlorë, tymi
PAMJE NGA VENDNGJARJA

VLORË-Fusha e mbetjeve në periferi të qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët mesditën e sotme (7 qershor), duke krijuar një situatë të rënduar për banorët e zonës. Zjarri ka shkaktuar një re të dendur tymi, e cila është përhapur mbi lagjet përreth deri edhe në Lungomare. Zjarrfikësit ndodhen në terren për izolimin e flakëve , por situata përsëritet sërish, dhe kur sezoni turistik sapo ka nisur.

Për zjarrin masiv të fusha e mbetjeve në Vlorë, pikërisht në nisje të sezonit veror dhe turistik, ka reaguar edhe kryebashkiaku Ermal Dredha. Kreu i Bashkisë e cilëson të qëllimshme këtë ngjarje të përsëritur, që ka si synim dëmtimin e imazhit të qytetit gjatë sezonit veror turistik. Dredha kërkon hetimin dhe ndëshkimin e përgjegjësve, përfshirë të gjitha hallkat, mes tyre edhe institucionet në varësi të bashkisë, që sipas tij duhet ta monitoronin situatën.

Reagimi:

Si pasojë e një rrethane të përsëritur dhe të patolerueshme të zjarrëvënies së qëllimshme apo papërgjegjshmërisë njerëzore, në fushën e mbetjeve, bashkia në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka bërë kallëzim penal për të gjitha hallkat që duhet të monitorojnë dhe kujdesen që ngjarje të tilla të mos ndodhin më, përfshi edhe institucionet që varen nga bashkia. Organet ligjzbatuese janë vënë në veprim për të dënuar cilindo që përpiqet të dëmtojë imazhin e qytetit në nisjen e sezonit turistik. Sidoqoftë, janë marrë masat e menjëhershme për shuarjen e zjarrit dhe mospërsëritjen e kësaj ngjarje të shëmtuar!

Poll

MOS HUMB