Aktualitet

Vetëm 4 muaj në detyrë! Ish-kreu i PD Genc Deromemaj jep dorëheqjen nga drejtimi i Kadastrës së Vlorës

Deromemaj ka mbajtur postin e kreut të Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës, ndërsa ka qenë pjesë e PD që prej vitit 2002.

F.I
Vetëm 4 muaj në detyrë! Ish-kreu i PD Genc Deromemaj jep
Genc Deromemaj

VLORË-Genc Deromemaj ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme nga drejtimi i Kadastrës së Vlorës, vetëm pas 4 muajsh në atë detyrë. Ende nuk dihen arsyet e largimit nga posti.

Ish-kreu i Partisë Demokratike Genc Deromemaj u emërua në krye të Kadastrës së qytetit të Vlorës më 24 qershor të këtij viti për të zëvendësuar Erjon Galanxhin, i cili dha dorëheqjen pas vetëm 3 muajsh në detyrë.

Ai ka mbajtur postin e kreut të Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës, ndërsa ka qenë pjesë e PD që prej vitit 2002. Në vitin 2015, kandidoi për bashkinë e Vlorës si kandidat i PD-së, përballë kandidatit socialist Dritan Leli. Genc Deromemaj, që nga viti 2015-2018, ka qenë anëtarë i kryesisë së Partisë Demokratike. Më pas, nga viti 2018-2022, drejtoi degën e PD-së në Vlorë, ndërsa pas vitit 2022, qëndroi si anëtar i Partisë Demokratike në Vlorë./ZËRI

Poll

MOS HUMB