TIRANË- Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho është paraqitur ditën e sotme pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK. Verdho është shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës, teksa pritet të merret në pyetje në lidhje me një dosje, e cila ende nuk bëhet e ditur.
Me 21 maj ai u paraqit në SPAK, ku pas përfundimit të seancës së pyetjeve ai tha para mediave se është thirrur si “person në dijeni për një çështje të vjetër”.
Ergys Verdho më herët ka mbajtur poste të rëndësishme, si drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe më pas në krye të Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare./ZËRI