Aktualitet

VIDEO/ “Nëpër shkallë me shkop në dorë…”, Tentoi të vriste bashkëshorten, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

Sipas bluve të Durrësit, rezulton se gjatë një konflikti për motive të dobëta, 76-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, 70-vjeçe. 

zh.ll
VIDEO/ “Nëpër shkallë me shkop në
pamje nga video e publikuar nga policia

DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Durrësin mëngjesin e sotëm, ku një 76-vjeçar ka përfundur në prangat e policisë pasi ka tentuar të vriste me një send të fortë bashkëshorten e tij. Sipas bluve të Durrësit, rezulton se gjatë një konflikti për motive të dobëta, 76-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, 70-vjeçe. 

Siç shihet edhe në pamjet e publikuara nga policia, 76-vjeçari e ndjek bashkëshorten e tij 70-vjeçare me shkopin e drurit në dorë ndërsa ajo përpiqet të shpëtojë duke ikur me vrap nga shkallët e banesës së tyre. Si pasojë e goditjeve, 70-vjeçarja ka pësuar dëmtime të rënda fizike dhe u transportua menjëherë në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë mjekësore.

Njoftimi:

Durrës/ Tentoi të vriste bashkëshorten duke e plagosur rëndë me një send të fortë, vihet në pranga menjëherë nga Policia 76-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, me marrjen e njoftimit për një rast dhune në familje në lagjen nr. 17, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, duke bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të dhunës me pasoja të rënda për jetën.

Në vijim të veprimeve, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin A. R., 76 vjeç, autorin e dyshuar të ngjarjes.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se 76-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases F. D., 70 vjeçe, duke e goditur me send të fortë (shkop druri) në kokë. Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandaloi përshkallëzimin e dhunës me pasoja të rënda për jetën.

Si pasojë e goditjeve, 70-vjeçarja ka pësuar dëmtime të rënda fizike dhe u transportua menjëherë në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Poll

MOS HUMB