Aktualitet

VIDEO- Pamje të reja nga masakra në Dobraç, banorja vë duart në kokë kur sheh viktimat

Videoja është regjistruar disa momente para se të mbërrijnë ambulancat dhe policia në vendngjarje

I.F
VIDEO- Pamje të reja nga masakra në Dobraç, banorja vë
Pamje nga atentati në Dobraç

SHKODËR- Një tjetër video është publikuar nga atentati me tre të vrarë dhe një tjetër të plagosur në Shkodër. Në pamjet e mëposhtme shihet një nga banorët që sheh viktimat e shtrirë në tokë dhe vendos duart në kokë. Videoja është regjistruar disa momente para se të mbërrijnë ambulancat dhe policia në vendngjarje, teksa shihen dhe banorët e tjerë duke u përpjekur të japin ndihmën e parë.


Pasditen e djeshme, 4 persona kanë komplotuar dhe realizuar vrasjen e Hamza Licit, vëllait të Ibrahim Licit. I riu, vetëm 23 vjeç ndërroi vend menjëherë nga plumbat e marrë, ndërsa shoku i tij, Arlind Bushati ndërroi jetë disa orë më vonë në spital. Djali i ish-kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë e Shkodrës kishte marrë një plumb në kokë. Kjo masakër i kushtoi jetën edhe një kalimtareje të rastit, Flutura Bashës. Kjo e fundit po shkonte në shtëpi me të shoqin, kur motoçikleta e tyre u përplas nga "Benzi" i Licit që kishte humbur jetën në timon. Flutura ndërroi jetë në vend, ndërsa Bashkim Basha ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Tashmë ka nisur aksioni për kapjen e autorëve, por deri më tani pas ka mbetur vetëm makina e tyre e djegur. /ZËRI

Poll

MOS HUMB