
ITALI- Nikollaq Hudhra, ish-burri i arrestuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, e kishte kaluar gjithë ditën me të birin. Pastaj shkoi tek ish-gruaja e tij, e goditi nga pas me thikë dhe më pas, ai u ul në një stol pranë trupit të saj. Disa dëshmitarë kanë filmuar momentin dhe videoja është publikuar në mediat italiane. Gentiana Kopili nuk e dinte se çfarë do i ndodhte! Ai shkoi pranë saj me skuter, sepse po të kishte shkuar me makinë, ajo "do ta kishte njohur", ndoshta duke ikur me vrap. Por kjo nuk ndodhi!
MOMENTI ME VIDEO:
Kështu, ish-bashkëshorti e qëlloi disa herë me thikë, me teh 30 centimetra. Gentiana bërtet, bie përtokë, ndërsa Hudhra vazhdon dhe e godet edhe me shqelma.
"Bëra atë që duhej të bëja, tani telefononi Policinë,"- pëshpërit Hudhra.
I marrë në pyetje nga karabinierët dhe i ndihmuar nga avokatja Lucia Testarmata, ai rrëfeu. Ai tha se e kaloi ditën me djalin e tij më të vogël, Marion, 21 vjeç (më i madhi, Samueli, është 23 vjeç). Pastaj shkoi në Tolentino për të vrarë Gentianën. Sipas tij, e bëri për të ndihmuar fëmijët e tij.
"Ajo donte t'i helmonte, ajo donte të më helmonte mua. Unë duhej t'i çliroja. Ishte hera e tretë që doja ta bëja këtë që bëra. Ia dola kur iu afroa me skuterin sepse ajo e njeh makinën time".
Një dëshmitar gjithashtu është rrëfyer.
“Dëgjova britma dhe pashë burrin duke e goditur me shkelma gruan. Ajo në një moment ra në tokë, e pafuqishme, ndërsa ai vazhdonte ta godiste me shkelma. Thirra menjëherë 118-in, iu afrova dhe pashë shumë gjak. Ai ishte ulur në një stol, pothuajse i kënaqur, dhe thoshte: ‘Unë e bëra, jam mirë. Po pres’,"-tha dëshmitari.
Mediat italiane shkruajnë se tashmë hetimet e policisë janë përqëndruar tek historiku i marrëdhënies mes viktimës dhe autorit, pasi nuk përjashtohet mundësia që 45-vjeçarja të jetë dhunuar apo kërcënuar më parë nga autori ndonëse nga verifikimet nuk patur denoncime prej saj. Tashmë, hetuesit po vlerësojnë nëse duhet të kryejnë një vlerësim psikiatrik mbi autorin e rrëfyer, të cilin ata megjithatë e kanë akuzuar për vrasje të paramenduar me dashje./ZËRI