
LIBRAZHD- Me sa duket se edhe pas ngjarjeve të rënda që u regjistruan në Onkologjik, sistemi shëndetësor në Shqipëri vazhdon të jetë në të njëjtën gjendje. Ditën e sotme Joq ka publikuar një video në të cilën shihen dy punonjës të një ambulance të cilët djegin mbetjet spitalore pranë lumit Shkumbin.
Ata marrin mbetjet nga një ambulancë dhe i hedhin buzë lumit Shkumbin, ku kanë ndezur edhe një zjarr për ti djegur ato. Dy punëtorët madje nuk mbanin as doreza në duar teksa nxirrnin mbetjet nga ambulanca.
Mbetjet spitalore kategorizohen te mbetjet e rrezikshme dhe duan trajtim të veçantë që kërkon trajtim të kujdesshëm edhe për hirin që mbetet pas djegjes së këtyre mbetjeve. Ministria e Shëndetësisë nënshkruan tendera me vlera që variojnë nga 300 milionë kontrata më e lirë deri në rreth 3 miliardë lekë për përkujdesjen e këtyre mbetjeve, por video vërtëton të kundërtën e asaj që shkruhet në letra./ ZËRI