Aktualitet

VIDEO/ SPAK e mori të pandehur, Isai e 'merr me sportivitet'! Kryebashkiaku i Kolonjës shkon në Kuvend i veshur sportiv

I veshur sportiv, me T-shirt të bardhë dhe atlete, Isai është parë në hyrje të Kuvendit mesditën e sotme. 

zh.ll
VIDEO/ SPAK e mori të pandehur, Isai e 'merr me sportivitet'!
erion isai

TIRANË- Kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai, është shfaqur sot më sportiv se kurrë pasi u mor zyrtarisht si i pandehur për shkelje të barazisë në tendera, shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumetash. I veshur sportiv, me T-shirt të bardhë dhe atlete, Isai është parë në hyrje të Kuvendit mesditën e sotme. Ende nuk dihet arsyeja përse Isai, ka shkuar në Kryesinë e Kuvendit.

Erion Isai u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme të martën 23 shtatorit. Bashkë me Erion Isain janë marrë të pandehur edhe 6 persona të tjerë zyrtarë të bashkisë se Kolonjës, për tenderin e rrugës Korçë-Ersekë dhe për ujësjellësin e Kolonjës, projekt që dyshohet se është falsifikuar për përfitime të paligjshme.

Kryebashkiaku i Kolonjës u paraqit në Prokurorinë e Posaçme mëngjesin 15 Janarit 2025, ku refuzoi të zbulonte për mediat arsyen e paraqitjes. Isai është thërritur dhe më parë në SPAK. Më 30 maj të vitit 2023, ai u pyet në Prokurorinë e Posaçme për një tender rruge, çështje për të cilën është kallëzuar nga Esmerald Xhafa, për dyshimin se ka kryer disa vepra penale "Shpërdorimi i detyrës", "Korrupsion pasiv dhe aktiv", "fshehje e pasurisë" dhe për "shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike"./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB