TIRANË- Një magazinë ku fshihej lëndë narkotike dhe përgatitej për shitje në doza është zbuluar këtë të premte në kryeqytet, në rrugën “Myslym Keta”. Gjatë operacionit policor të koduar “ëarehouse”, janë vënë në pranga pesë persona: Xhoi Zina, Redion Kuqi, Erdi Gjiriti, Ardit Citaku dhe Angjelina Koçi. Nga hetimet dyshohet se sasia e lëndës narkotike është transportuar nga Sukthi në Tiranë nga Xhoi Zina, në bashkëpunim me Angjelina Koçin. Gjatë kontrolleve në magazinë u gjetën dhe sekuestruan një valixhë 9 kilogramë Cannabis Sativa, sasi Kokaine, 2 armë zjarri, 2 armë të ftohta, 2 automjete, 6 celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Personat në foto janë Xhoi Zina dhe Angjelina Koçi, dy të rinjtë të cilët u arrestuan nga Policia e Tiranës lidhur me magazinën e zbuluar në "Myslym Keta". Xhoi Zina dhe Anxhelina Koçi, të fejuar, dyshohet se me një automjet tip "Toyota Yaris" kanë marrë sasinë e drogës dhe e kanë fshehur në një magazinë pranë Tufinës, e cila është në pronësi të babait të Redion Kuqit, i cili është i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Erdi Gjirishti ruante lëndën narkotike. Ai gjithashtu e shoqëronte çiftin teksa transportonin drogën me makinë. Ndërsa 22-vjeçari Ardit Çitaku, ka qenë i pranishëm në magazinë në momentin e operacionit, ku dhe i janë sekuestruar disa doza kokaine.
Njoftimi:
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “ëarehouse”.
Zbulohet një magazinë ku fshihej lëndë narkotike dhe përgatitej për shitje në doza.
Sekuestrohen 9 kilogramë Cannabis Sativa, sasi Kokaine, 2 armë zjarri, 2 armë të ftohta, 2 automjete, 6 celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Vihen në pranga 5 shtetas, anëtarë të grupit që kryente këto veprimtari kriminale.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “ëarehouse”. Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
Xh. Z., 25 vjeç, R. K., 21 vjeç, E. Gj., 37 vjeç, A. C., 22 vjeç dhe A. K., 22 vjeçe, të pestë banues në Tiranë.
Në rrugën “Myslym Keta”, gjatë kontrollit në magazinën e shtetasit R. K., me veprimtari prodhimin e paletave të drurit, u gjetën një valixhe me 9 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe 1 armë zjarri pistoletë. Nga hetimet dyshohet se sasia e lëndës narkotike është transportuar nga Sukthi në Tiranë, nga shtetasi Xh. Z., në bashkëpunim me shtetasen A. K.
Gjaë ndërhyrjes së Policisë, në magazinë u konstatuan shtetasit A. C. dhe E. Gj. Gjatë kontrollit fizik, shtetasi E. Gj. iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë.
Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Xh. Z., u gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe 2 armë të ftohta.
Hetimet vijojnë për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.