
FOTO ILUSTRUESE
BULQIZË-Një minator është plagosur këtë të mërkurë në një nga galeritë e kromit të “ACR” në minierën e Bulqizës. Burime bëjnë me dije se minatori 40-vjeçar ka qenë duke punuar në thellësi të tokës kur është plagosur teksa është goditur nga një masiv gurësh.
Burime pranë spitalit bëjnë me dije se pasi është mjekuar, 40-vjeçari me inicialet A.N është dërguar për një kontroll më të specializuar në Spitalin Rajonal të Dibrës. Bluzat e bardha të këtij spitali thanë se 40-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.
Poll