Aktualitet

Sherr në një servis në Vorë/ Punëtori u qëllua me armë në këmbë, pronarët ndërhynë, por s'i ndalën dot agresorët. Të 3 në spital

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, tre persona janë konfliktuar dhe si pasojë njëri prej tyre është plagosur me armë në këmbë.

k.m.
Sherr në një servis në Vorë/ Punëtori u qëllua me
Foto ilustruese

VORË- Një përplasje me armë zjarri dhe sende të forta ka ndodhur në ambientet e një servisi në Marikaj të Vorës, i cili është në pronësi të dy vëllezërve me mbiemër Mara. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ku disa persona persona kanë shkuar te servisi ku punonte 28-vjeçari Shkurti dhe e kanë qëlluar atë në këmbë me armë zjarri. 

Në mbrojtje të të riut janë "futur" pronarët e servisit që janë identifikuar vetëm me inicialet: A. M., 35 vjeç, dhe F. M., 37 vjeç., të cilët gjithashtu janë goditur me sende të forta nga personat që u kanë hyrë në biznes. Aktualisht të tre janë në spital dhe po marrin mjekimin e bluzave të bardha. Ndërkohë që Policia po punon për zbardhjen e të gjithë ngjarjes. Kjo pasi ende nuk dihen shkaqet e konfliktit dhe as agresorët.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vorë/Informacion paraprak

Më datë 15.10.2024, në një servis në Marikaj ka ndodhur një konflikt midis disa shtetasve. Gjatë konfliktit është dëmtuar në këmbë, dyshohet me armë zjarri, shtetasi Xh. Sh., 28 vjeç, dhe me sende të forta shtetasit A. M., 35 vjeç, dhe F. M., 37 vjeç. Të tre këta shtetas ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po punojnë për shoqërimin e shtetasve të përfshirë në konflikt ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB