VLORË- Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e 63-vjeçarit Ismail Aliaj, e ndodhur ditën e djeshme në Vlorë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti që djali i viktimës kishte pasur disa ditë më parë. Autori e ka goditur viktimën me dy grushte dhe një shkelm, duke i shkaktuar lëndime që përshpejtuan vdekjen, duke marrë parasysh edhe problemet e mëparshme të zemrës që viktima kishte pasur.
Mësohet se babë e bir kishin shkuar për të gjetur autorin dhe për të sqaruar konflikti në rrugën “Gjergj Araniti” në Vlorë. Viktima ndodhej në makinë së bashku me familjen, të cilët po ktheheshin nga spitali. Babë e bir iu afruan për të diskutuar, por aty nisi konflikti që kaloi në sharje dhe ofendime.
Në debat u përfshinë edhe dy shokë të autorit, të cilët ndodheshin në vendin ku nisi konflikti. Pas debatit, situata u tensionua dhe konflikti kaloi në sherr fizik, duke u qëlluar me grushte dhe shkelma.
Autori e ka goditur 63-vjeçarin Ismail Aliaj dy herë me grushta dhe një herë me shkelm.
Viktima u përplas në tokë dhe gjeti vdekjen. Alaj raportohet se ka qenë me probleme në zemër. Autori, së bashku me dy shokët e tij, më pas u larguan me makinë nga vendi i ngjarjes dhe janë shpallur në kërkim nga policia./ZËRI
