
TIRANË- Safet Bajri ka dalë nga ambientet e Policisë së Tiranës dhe është shoqëruar në Bllokun e Sigurisë. Në videon e mëposhtme shihet momenti kur Bajri, ka lënë ambientet e Policisë dhe me dosje në duar është shoqëruar nga forcat speciale RENEA.
Forcat Speciale "RENEA" kanë arrestuar me urdhër të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar këtë të premte Safet Bajri. Por masa sigurie 'arrest në burg' është firmosur edhe për Astmer Bilalin dhe kushëririn e tij Behar Bajri. Dyshohet se Safet Bajri bashkëpunoi me Asmer Bilalin për të vrarë Fatbardh Licin, ngjarje e ndodhur në 2018.
Teksa Safet Bajri ndodhet në ambientet e drejtorisë së policisë së Tiranës, dy bashkëpuntorët e dyshuar të tij ndodhen në burg. Astmer Bilali dhe Behar Bajri ndodhen në burg nga korriku i vitit 2023 në kuadër të dosjes “Metamorfoza”./ZËRI