Aktualitet

Vrasja e Renato Hoxhajt/ Arrestohet miku i Roan Brahimit, i dha makinën autorit, Mehmetaj reklamonte jetën në Dubai

Sipas informacioneve, Policia e Vlorës identifikoi makinën me të cilën lëvizi autori, ndërsa nga hetimet rezulton se këtë makinë ia kishte dorëzuar Mehmenti para krimit.

F.I
Vrasja e Renato Hoxhajt/ Arrestohet miku i Roan Brahimit, i dha makinën
Eris Mehmetaj dhe Renato Hoxhaj

VLORË-Eris Mehmetaj është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se ka ndihmuar autorin e vrasjes se Renato Hoxhajt në Vlorë. Sipas informacioneve, Policia e Vlorës identifikoi makinën me të cilën lëvizi autori, ndërsa nga hetimet rezulton se këtë makinë ia kishte dorëzuar Mehmenti para krimit. Automjetit gjithashtu rezulton se i ishin ndryshuar targat.

Mehmeti nga Tropoja u ndalua pas hetimit të Policisë së Vlorës, e cila identifikoi makinën me të cilën lëvizi vrasësi. Mehmeti rezulton mik i Roan Brahimit, i cili u ekzekutua në maj 2024 në Greqi. Në cilësinë e provës materiale, të arrestuarit i është sekuestruar një celular, brenda të cilit janë gjetur të dhëna të vlefshme për hetimin, ku dyshohet se vrasja është porositur nga një grup kriminal nga Emiratet e Bashkuara.

Eris Mehmetaj në rrjetet sociale reklamon një jetë luksi, ku pjesën më të madhe të kohës, duket se e kalon nga Dubai, nga ku ka publikuar edhe foton e fundit më 4 Mars.

Vrasja e Renato Hoxhajt/ Arrestohet miku i Roan Brahimit, i dha makinën
Eris Mehmetaj
Vrasja e Renato Hoxhajt/ Arrestohet miku i Roan Brahimit, i dha makinën
Eris Mehmetaj
Vrasja e Renato Hoxhajt/ Arrestohet miku i Roan Brahimit, i dha makinën
Eris Mehmetaj
Vrasja e Renato Hoxhajt/ Arrestohet miku i Roan Brahimit, i dha makinën
Eris Mehmetaj

Renato Hoxhaj u ekzekutua me katër plumba mëngjesin e 27 prillit. Viktima ka marrë dy plumba në kokë dhe dy në trup. Partnerja e 58-vjeçarit, Klodiana Rakipaj ka deklaruar para grupit hetimor se nuk di që Hoxhaj të ketë pasur konflikte. Rakipaj ka dëshmuar para grupit hetimor se kishte dëgjuar disa të shtëna, por kishte menduar se janë fishekzjarre. Viktima nuk ka pasur precedentë të mëparshëm penalë, ndërsa në zonë njihej si njeri jo problematik./ZËRI

Poll

MOS HUMB