Aktualitet

Vrasja e Renato Hoxhajt...me porosi nga Dubai/ Autori, një vrasës rumun, iku nga Qafë Bota

Mësohet se pasi ka qëlluar mbi 58-vjeçarin, autori ka dalë nga Shqipëria përmes doganës së Qafë Botës. 

k.m.
Vrasja e Renato Hoxhajt...me porosi nga Dubai/ Autori, një vrasës
Renato Hoxha

VLORË- Autori i dyshuar për vrasjen e Renato Hoxhajt ishte një shtetas rumun. Këto detaje janë bërë me dije nga emisioni "Në Shënjestër". Autori, tashmë i identifikuar si një shtetas rumun me precedentë penalë, priti për rreth 90 minuta në hyrje të pallatit ku banonte Hoxhaj. Kur viktima doli, ai u qëllua me dy plumba në kokë dhe një në trup, duke humbur jetën menjëherë. Pamjet filmike e tregojnë autorin të qetë, me maskë dhe kapele, veshje e pazakontë për stinën, por e studiuar për të shmangur identifikimin. Nga burime është mësuar se autori ishte një vrasës me pagesë që ishte kontraktuar nga Dubai për të kryer vrasjen pak ditë më parë në Vlorë. Po ashtu, mësohet se pasi ka qëlluar mbi 58-vjeçarin, autori ka dalë nga Shqipëria përmes doganës së Qafë Botës. 

Po ashtu, Policia e Vlorës ka dalë në përfundimin se Hoxhaj është qëlluar nga dy armë të ndryshme, kjo pasi, pas këqyrjes së trupit të viktimës, ku janë gjetur plumba të ndryshme nga arma e zjarrit. Autori ende i paidentifikuar ka lëvizur me një makinë tip "Range Rover" që është pikasur para dhe pas krimit dhe më pas ka humbur çdo gjurmë, ndërsa rezulton se ky mjet është blerë rreth 3 javë para krimit në Tiranë.

Në lidhje me krimin në burg ndodhet Eris Mehmetaj i dyshuar se ka ndihmuar autorin e vrasjes se Renato Hoxhajt. Mehmetaj u arrestua në Tiranë pas hetimit të Policisë së Vlorës, e cila identifikoi makinën me të cilën lëvizi vrasësi. Ai rezulton mik i Roan Brahimit, i cili u ekzekutua në maj 2024 në Greqi. Policia e Vlorës identifikoi makinën me të cilën lëvizi autori, ndërsa nga hetimet rezulton se këtë makinë ia kishte dorëzuar Mehmenti para krimit. Vetë Mehmetaj ka mohuar të ketë lidhje me krimin, ndërsa është shprehur se i ka lënë makinën një miku, pa e ditur se për çfarë do të përdorej më pas. Emri i “mikut” të tij nuk është bërë publik dhe po verifikohet nga hetuesit.

Renato Hoxhaj u ekzekutua me katër plumba mëngjesin e 27 prillit. Viktima ka marrë dy plumba në kokë dhe dy në trup. Autori i ngjarjes rezulton ende në kërkim. Vrasësi është pikasur nga kamerat e sigurisë, megjithëse është totalisht i paidentifikueshëm pasi për të konfuzuar autoritetet ka përdorur maskë silikoni për fytyrën dhe një bark artificial./ZËRI

Poll

MOS HUMB