Aktualitet

Trafik kokaine në emër të CR7, arrestohet shqiptari në Itali

Sipas autoriteteve italiane, pakot e drogës ishin stampuar me markën “CR7” të futbollistit portugez Cristiano Ronaldo.

I.F
Trafik kokaine në emër të CR7, arrestohet shqiptari në Itali
Pamje nga operacioni i policisë italiane

ITALI- Një shqiptar është arrestuar në Pisano, Itali, pasi iu gjetën 21 kilogramë kokainë të fshehura në shtëpi dhe municion luftarak. Sipas autoriteteve italiane, pakot e drogës ishin stampuar me markën “CR7” të futbollistit portugez Cristiano Ronaldo. Autoritetet italiane spikatën shqiptarin për shkak të lëvizjeve të dyshimta që ai bënte me makinë. Ndërsa, pas disa kohësh hetimet efektivët ranë në gjurmët e drogës, e cila ishte përgatitur për shitje e ndarë në 21 pako.

Gjatë operacionit u gjetën dhe sekuestruan një armë automatike “Kallashnikov”, një pistoletë, disa telefona, materiale paketimi për fishekët dhe dozat e drogës. Me vendim të gjykatës italiane ai u la në burg, ndërsa prokuroria po vijon hetimet për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Droga vlerësohet se do të sillte të paktën 600 mijë euro fitim nëse do të përfundonte në treg./ZËRI

Poll

MOS HUMB