Aktualitet

Konflikti për pronën i mori jetën biznesmenit në Sarandë! Shkëmbim zjarri në lokalin e 66-vjeçarit, në kërkim autori (EMRI)

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:30 në vendin e quajtur “Qafë Gjashtë”, brenda lokalit të karburantit “Vëllezërit Ismaili sh.p.k”, në pronësi të viktimës, i cili ishte edhe kryetar i Shoqatës Çamëria në Sarandë.

zh.ll
Konflikti për pronën i mori jetën biznesmenit në
vendngjarje-Rexhel Ismaili

SARANDË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të regjistruar mbrëmjen e të enjtes në Sarandë, ku u qëllua për vdekje me një plumb në kokë 66-vjeçari, Rexhep Ismaili.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:30 në vendin e quajtur “Qafë Gjashtë”, brenda lokalit të karburantit “Vëllezërit Ismaili sh.p.k”, në pronësi të viktimës, i cili ishte edhe kryetar i Shoqatës Çamëria në Sarandë. Policia njoftoi se konflikti nisi fillimisht me sende të forta dhe më pas degjeneroi në përdorimin e armëve.

Burime bëjnë me dije se zanafilla e konfliktit dyshohet të ketë qenë një çështje pronësie.

Si nisi konflikti në lokal

Një nga palët, mes të cilëve edhe autori i dyshuar, Lulëzim Tabaku, kishte shkuar në karburant për të sqaruar situatën.

Gjatë debateve, ka pasur konflikt fizik, dhe një armë automatike është nxjerrë nga personat në lokal. Më pas është hapur zjarr nga pala tjetër, duke shkaktuar vrasjen e Rexhep Ismailit. Dyshohet se një person që gjendet bashkë me autorin mund të jetë plagosur, por nuk është paraqitur në spital.

Pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia e Sarandës po punon për kapjen dhe lokalizimin e tij, duke kryer kontrolle edhe në spitalet rajonale dhe klinikat private. Nuk përjashtohet mundësia që autorët të kenë lënë Sarandën, pasi fshati Gjashtë ndodhet në dalje të qytetit./ZËRI

Poll

MOS HUMB