ITALI-Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e shqiptarit, Hekuran Cumani në Itali. 23-vjeçari u qëllua me thikë dhe humbi jetën në parkingun e Departamentit të Matematikës dhe Shkencave Kompjuterike në Perugia.
Sipas dëshmive paraprake të siguruara nga mediat italiane, Hekurani po përpiqej të mbronte vëllain e tij më të vogël gjatë një përleshjeje mes dy grupe të rinjsh, dhe u qëllua duke ndërruar jetë në vend. Vëllai i tij u plagos lehtë, por nuk mund të identifikonte autorin.
Hetuesit dyshojnë për një heshtje të qëllimshme nga dëshmitarët, pasi versionet e ngjarjes janë kontradiktore. Përleshja ndodhi pas një nate në klub, ku dy grupe të rinjsh, kryesisht të gjeneratës së dytë italiane me prejardhje të huaj, u konfliktuan për arsye ende të paqarta.
Hetuesit e kanë identifikuar tashmë autorin e krimit: një i ri me origjinë tuniziane, pjesë e një grupi tjetër të rinjsh. Disa të tjerë janë regjistruar tashmë si të dyshuar, të cilët janë marrë në pyetjr në stacionin e policisë menjëherë pas përleshjes. Grindje, sulme dhe kërcënime janë krimet e dyshuara./ZËRI