
LEZHË- Gjykata e Lezhës ka refuzuar sërish kërkesën për lirim të portugezit Ruben Saraiva, i cili është marrë i pandehur për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj. Seanca gjyqësore u zhvillua këtë të enjte, ndërsa pas shqyrtimit të argumenteve të palëve, gjyqtari Lurim Bulica vendosi që Saraiva të vijojë të qëndrojë në burg.
Mbi portugezin rëndojnë akuzat për veprat penale të vrasjes me paramendim dhe mbajtjes pa leje të armëve.
Si ndodhi vrasja?
Ardian Nikulaj u ekzekutua me armë zjarri më 19 prill të 2023, teksa ndodhej brenda ambienteve të lokalit të tij në Shëngjin. Në vrasjen e tij akuzohen si të përfshirë 5 persona, porositësi Edmond Haxhia dhe 3 britanikë: Thomas Mithan, Steven Hunt, Harry Simpson dhe Harriet Bridgeman.
Ndërsa personi që qëlloi u identifikua nga policia si Ruben Saraiva. Ky i fundit, arriti të largohej jashtë vendit pas ngjarjes, për t’u arrestuar në Marok. Prej andej u ekstradua në vendin tonë në Dhjetor të 2023./ZËRI