Aktualitet

Vrau ish-vjehrrin/ Prindërit e Refit Buzit: Djali i ka dërguar para nga Anglia 24-vjeçares, nuk ia ktheu...të dorëzohet

Ata pretendojnë se, pas ndarjes, djali i tyre i kishte kërkuar vazhdimisht kthimin e këtyre parave, por familja e vajzës nuk ka pranuar t’ia kthente.

F.I
Vrau ish-vjehrrin/ Prindërit e Refit Buzit: Djali i ka dërguar para
prindërit e autorit Refit Buzi

ROSKOVEC-Prindërit e Refit Buzit, 35-vjeçarit që mëngjesin e sotëm vrau ish-vjehrrin, plagosi ish-vjehrrën dhe mori peng ish-bashkëjetuesen e tij kanë deklaruar se shkak i konfliktit është bërë një shumë parash. 

Sipas prindërve të autorit, shkaku i përplasjes ka qenë një shumë parash që Nertili kishte dërguar nga Anglia në llogari të vajzës gjatë kohës që ata bashkëjetonin. Duke folur për TopChannel, ata pretendojnë se, pas ndarjes, djali i tyre i kishte kërkuar vazhdimisht kthimin e këtyre parave, por familja e vajzës nuk ka pranuar t’ia kthente.

Prindërit e 35-vjeçarit thonë se mosmarrëveshja për këtë shumë monetare ka qenë në qendër të konfliktit mes palëve. Ndërkohë ata i bëjnë thirrje publike djalit të tyre që të dorëzohet tek autoritetet dhe të mos ndërmarrë asnjë veprim tjetër që mund të rëndojë edhe më tej pasojat e kësaj ngjarjeje.

Refit Buzi u fsheh në fshatin Cukalat të Beratit, pas vrasjes së ish-vjehrrit të tij, Kosta Plaka dhe plagosjes së ish-vjehrrës Belere Plaka. 35-vjeçari mori me forcë edhe ish-bashkëshorten e tij, Rozalinda Plaka duke u larguar nga vendngjarja. Vetëm pak më parë si liroi ish-të fejuarër, ndërsa efektivët vijojnë negociatat për dorëzimin e tij.

Poll

MOS HUMB