Aktualitet

Vrau prindërit e ish-të dashurit dhe kufomat i fshehu në valixhe, shqiptarja lihet në burg, 30 vite dënim

Gjykata e Apelit e ka rrëzuar ankesën e mbrojtjes lidhur me dënimin ku Kalesha u shpall fajtore për vrasje të dyfishtë, të prindërve të ish të dashurit në vitin 2015-të në Firence.

F.I
Vrau prindërit e ish-të dashurit dhe kufomat i fshehu në valixhe,
Elona Kalesha dhe familja Pasho

ITALI-Gjykata e Kasacionit në Itali ka konfirmuar dënimin me 30 vite burg për 41-vjeçaren shqiptare, Elona Kalesha, e akuzuar për vrasjen e Teuta dhe Shpëtim Pashon, prindërit e ish-të dashurit të saj, Taulantit. 

Gjykata e Apelit e ka rrëzuar ankesën e mbrojtjes lidhur me dënimin ku Kalesha u shpall fajtore për vrasje të dyfishtë, të prindërve të ish të dashurit në vitin 2015-të në Firence. Prokurori kishte kërkuar gjithashtu që dënimet e dhëna në shkallën e parë dhe të dytë të liheshin në fuqi.

Çifti Pasho u zhduk më 1 nëntor 2015. Nga hetimet u zbulua se personi i fundit që i ka parë ka qenë Elona Kalesha. 5 vjet më vonë, në mbrëmjen e 9 dhjetorit 2020, eshtrat e çiftit u gjetën nga një pensionist që po pastronte fushën. Trupat kishin nisur që të dekompozoheshin prej kohësh. Por ishte një tatuazh që ndihmoi në identifikimin e viktimave. Falë një spirance në krahun e tij, familja e tij e njohu trupin e Shpëtimit. Sipas prokurorisë, Elona Kalesha masakroi vjehrrit e saj në një apartament në Via Fontana, ndoshta me ndihmën e një bashkëpunëtori dhe i fshehu mbetjet në valixhe, të cilat më pas i hodhi në rrugë pranë Sollicciano./ZËRI

Poll

MOS HUMB