Aktualitet

"Iku dhe një vëlla"/ Zbardhen bisedat e Aurel Hoxhës në SkyEcc pas vrasjes së Klevis Lleshit: Nuk do ndalem deri sa t'i vras të gjithë

Në bisedat e zbardhura, zbulohen bisedat e Aurel Hoxhës, i cili fillimisht mban kontakte në SkyEcc më një personazh shumë të njohur të krimit, Hektor Xheçukaj i njohur si Tori Xheçukaj.

zh.ll
"Iku dhe një vëlla"/ Zbardhen bisedat e Aurel Hoxhës
klevis lleshi-Aurel Hoxha

TIRANË- Aurel Hoxha, pronari i "Monopol", është porositësi i vrasjes së 22-vjeçarit, Klevis Lleshit, ndërsa nga bisedat në SkyEcc është vërtetuar roli i tij në krim. Sipas përgjimeve të SkyEcc të publikuara në emisionin "Në Shënjestër", Aurel Hoxha është më aktivi në të gjitha bisedat që nga porositja e vrasjes e deri pa zhdukjes së trupit të 22-vjeçarit. 

Në bisedat e zbardhura, zbulohen bisedat e Aurel Hoxhës, i cili fillimisht mban kontakte në SkyEcc më një personazh shumë të njohur të krimit, Hektor Xheçukaj i njohur si Tori Xheçukaj. Në bisedën më 25 korrik 2020, Hoxha i kërkon Xhuçukajt një sasi të madhe parash, me qëllim që tja japë kushëririt të tij, Saimir Kolaveri, që ndërkohë ndodhet me qëndrim në Gjermani. 

“Vëlla a s’të dha gjë ai dibrani? Më duhet të plotësoj 50 mijë euro për atë të Sajmirit. 25 po ia marr njërit në Angli dhe 25 të na i kishte dhënë ky. Nuk na bie më ky rast. Jam gati të shes dhe gjakun dhe të mos e lej këtë punë për para”, mësohet të ketë thënë Aurel Hoxha. 

Saimir Kolavari është arrestuar në itali, i akuzuar si ndërmjetës në vrasje. Ai rezulon kushëriri i Aurelit, ky i fundit, i kërkon në bisedë 50 mijë euro për mbarimin e punës, por gjithashhtu i kërkon nga ana e tij që t’i mbarojë edhe një punë jashtë Shqipërisë. Punë e cila, lidhet me zhdukjen dhe vrasjen e Klevis Lleshit, më 5 gusht. Lidhur me ngjarjen, Hoxha kishte marrë masat që të largohej nga Shqipëria në Turqi, për të shmangur çdo implikim të tij. 

‘Iku dhe një vëlla. Hahaha. Djali i Xhavitit. Ti marr pushimet njëherë vëlla. Edhe vetë ika në Stamboll.", zbulohet në biseda.

Implikimi dhe roli i tij si porositës i vrasjes, del në pah nga bisedat, ku Aurel Hoxha i dërgon një personi të paidentifikuar foton e një personi të shtrirë, pjesërisht të futur në një ambient me bimësi. Ku në vazhdim i thotë se janë vrarë 4 persona nga e njëjta familje dhe derisa t’i vrasë të gjithë burrat e kësaj familje, nuk do të ndalet.

Bisedat Sky Ecc

5 Gusht 2020

Ora 15.40

Aurel Hoxha i dërgon një personi të paidentifikuar foton e një personi të shtrirë, pjesërisht të futur në një ambient me bimësi. Ku në vazhdim i thotë se janë vrarë 4 persona nga e njëjta familje dhe derisa t’i vrasë të gjithë burrat e kësaj familje, nuk do të ndalet.

“Një gënjeshtar më pak vëlla. Janë tashmë katër nga e njëjta familje, dhe deri sa t’i vras të gjithë burrat e tyre, nuk do të ndalem.’ Vetëm një orë më pas të njëjtën foto në dukje të një personit të vrarë Aurel Hoxha, ia kalon edhe një personi tjetër të paidentifikuar. Duke i shprehur të gjithë ekzaltimin e tij lidhur mbi vrasjen.

Ndërkohë që ajo lihet të kuptohet nga biseda është se bashkëbiseduesi ka dijeni për personin në foto. Kjo pasi duhet ta ketë njohur nga pranë. Dhe se Aurel Hoxha nuk ka nevojë t’i tregojë atij emrin e personit që qëndron i shtrirë në tokë. Çka lë të kuptohet që bashkëbiseduesi ka dijeni për planin e Aurel Hoxhës për të vrarë Klevis Lleshin.

Bisedat Sky Ecc

5 gusht 2020

Ora 17.10

‘Ça bëre ti vëlla. Si kalove?

E di që të bëhet qejfi, prandaj po ta çoj këtë foto. Deri tani shyqyr, mashallah. Unë të drejtën time po kërkoj. Zoti para dhe ne mbrapa…’ Po në të njëjtën ditë pasi ka biseduar fillimisht më dy personat e paidentifikuar, Aurel Hoxha bisedon po kështu me Tori Xheçukën.

Ku këtu për herë të parë identifikon edhe personin e vrarë në foto. Aurel Hoxha që i thotë Tori Xheçukaj, se personi në foto është djali i Xhavitit. Duke iu referuar kësisoj Klevis Lleshit. Ndërkohë që të gjitha këto biseda zhvillohen gjatë kohës kur familja e Klevisit nuk e dinte ende që djali i tyre është zhdukur.

Kjo pasi këto komunikime ndodhin vetëm një orë nga koha e vrasjes së tij. Dhe fotoja mesa kuptohet është dërguar nga vrasësi i tij si një dëshmi e punës së kryer me sukses.

Bisedat Sky Ecc

5 Gusht 2020

Ora 17.08

Aurel Hoxha bisedon me Tori Xheçukën. Ai i dërgon atij foton e një personi të shtrirë në tokë, duke i thënë se është djali i Xhavitit.

Hoxha e informon Xheçukën se ai vetë ka ikur në Stamboll dhe se vrasjen nuk e ka bërë ai, por e ka bërë kushëriri i Saimirit. Vrasës të cilit ai i drejrohet me emrin Sabi.

‘Iku dhe një vëlla. Hahaha. Djali i Xhavitit. Ti marr pushimet njëherë vëlla. Edhe vetë ika në Stamboll.

Ky është pikërisht edhe momenti kur Aurel Hoxha jep dhe detajet e para se si ishte kryer vrasja e Klevis Lleshit. Ku fillimisht ai thotë se kishin menduar ta vrisnin te pallati i tij, por më pas ishin tërhequr nga ky mendim.

Pasi kishin frikë se plani do të dekonspirohej. Për këtë arsye po sipas tij vrasësi e kishte marrë Klevisin në makinë, dhe po aty e kishte qëlluar. Vrasës që deri në këtë moment njihej me emrin e shkurtuar Sabi dhe që është kushëri me Saimirin. Personi që i kërkonte 50 mijë euro për të mbaruar punën. Saimiri që po kështu është kushëri nga ana e babait me Aurel Hoxhën.

Bisedat Sky Ecc

5 Gusht 2020

Aurel Hoxha vazhdon bisedën me Tori Xheçukën.

‘Nuk e bëra vetë. E bëri ai kushoja i Sajmirit. Se e patën lënë ta bëjmë te pallati, po u merrte vesh. Po ky e paska marrë në makinë dhe e paska mbaruar atë punë. Ai i vogli. Po ai Sabi.’

Sipas të dhënave të siguruara nga sistemi TIMS, Aurel Hoxha del se u kthye në Shqipëri nga Stambolli nëpërmjet pikës së Rinasit, më datë 7 Gusht, vetëm 2 ditë pasi Klevis Lleshi ishte raportuar i zhdukur nga familja e tij.

Teksa ai vazhdon të jetë i papërmbajtur në gëzimin e tij. Gjë që ai e shpreh edhe në bisedat me të tjerë persona të paidentifkuar, por që mesa duket janë pjesë e rrethit të tij të ngushtë shoqëror. Ashtu si në këtë bisedë.

Biseda Sky Ecc

‘Festë e gëzim paç gjithë jetën shok’. ‘Po e di se ty të bëhet qejfi, prandaj ta çova edhe atë kurvën. Ja u q.. rracën, ça kanë kërkuar kanë gjetur.’

Poll

MOS HUMB