Aktualitet

Shqipëria vetëm me “burrë dhe grua”! ‘Ekonomia’ miraton projektligjin, hiqet gjinia gjithëpërfshirëse

Terma si ‘gjithërfshirëse, përkatësi gjinore, diversitet gjinor’, u fshinë nga projektligji me propozim të PS-së.

zh.ll
Shqipëria vetëm me “burrë dhe grua”!
Komisioni i Ekonomisë

TIRANË- Shqipëria vetëm me dy gjini, burrë dhe grua. Komisioni i Ekonomisë miratoi me ndryshime projektligjin "Për Barazinë Gjinore". Terma si ‘gjithërfshirëse, përkatësi gjinore, diversitet gjinor’, u fshinë nga projektligji me propozim të PS-së. Këto terma shkaktuan debat të gjera, teksa gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë, opozita ngriti shqetësimin e përdorimit të nocionit ‘përkatësi e shumëfishtë’. Sipas deputetit Bujar Leskaj, ky term krijon konfuzion dhe ngatërrohet gjinia me orientimin seksual.

“A nuk mendoni, a nuk mendoni që me këtë term gjinia e përkatësia e shumëfishtë, ju godisni konceptin jetik të shoqërisë njerëzore të dy gjinive, mashkull dhe femër, për të përfshirë dhe identitete të tjera. Krijohet një konfuzion dhe duket sikur ngatërrohet qëllimshëm gjinia me orientimin seksual, duke u futur kështu në disa koncepte që në fakt godasin themelet gjinore të shoqërisë dhe veçmas godasin shoqërinë tradicionale shqiptare”, tha deputeti i PD-së Bujar Leskaj.

Shqetësimeve të opozitës, iu përgjigj zëvendësministrja e shëndetësisë Denada Seferi, e cila shpjegoi se ky ligj nuk përcakton gjini, por lidhet vetëm me mosdiskriminimin. Sipas Seferit, ligji garnaton trajtimin e barabartë të burrave dhe grave në shoqëri.

“Ky ligj për barazinë gjinore nuk përcakton gjini. Për sa i përket përkatësisë së shumëfishtë mund ta shpjegojmë më thjeshtë me konceptin e një gruaje e cila jeton në zonat rurale, e cila është një grua rome, e cila është një grua me aftësi të kufizuara dhe ka problemet e saja ekonomike. Pra kjo është përkatësia e shumëfishtë, kjo është gjithëpërfshirja dhe ky është kuptim i gjithëpërfshirës i një gruaje e cila ka disa në diversitetin e saj ka këto problematika dhe këto problematika janë të shumfishta dhe të mbivendosura me njëra-tjetrën”, tha zëvendësministrja Seferi.

Projektligji i ri për "Barazinë Gjinore" i dorëzuar në shtator në parlament, ndryshonte ndjeshëm nga drafti fillestar, duke zëvendësuar konceptin tradicional 'burrë-grua' me një përkufizim gjithëpërfshirës të gjinisë. Drafti i fillestar u kundërshtua nga shoqëria civile, nga opozita, por mbi të gjitha komunitetet fetare, të cilit akuzonin se ky draft cenonte konceptin e familjes.

Poll

MOS HUMB