Aktualitet

Zbardhen detaje të reja nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit/ Sekuestrohen pajisjet e dyshuara si përgjues të 2 zyrtarëve të Guardia Di Finanza

Mësohet se tre shtetasit italianë janë marrë në pyetje nga autoritetet shqiptare dhe më pas janë kthyer në Itali.

l.k
Zbardhen detaje të reja nga Policia Kufitare e Portit të
foto ilustruese

DURRËS- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me automjetin italian që ndalua mbrëmë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, pasi në makinë u gjetën pajisje të dyshuara si përgjues. Gazetarja Klodiana Lala raporton se trageti me të cilin kishte mbërritur makina në Durrës në orën 23:00, do të kthehej në Itali sot në orën 07:00 të mëngjesit.

Tre personat që ndodheshin në automjet janë shtetas italianë, dy prej janë identifikuar si zyrtarë të Guardia di Finanzës, ndërsa i treti nuk ka lidhje me ndonjë institucion zyrtar. Mësohet se tre shtetasit italianë janë marrë në pyetje nga autoritetet shqiptare dhe më pas janë kthyer në Itali. Ende nuk ka të dhëna nëse pajisjet e sekuestruara janë përdorur për përgjime apo jo./ZËRI

Poll

MOS HUMB