Aktualitet

Zbardhet dinamika e plagosjes në Ballsh, dy vëllezërit iu futën në shtëpi të moshuarit, i ngacmonin nusen e djalit

I moshuari ka marrë thikën dhe ka qëlluar dy të rinjtë. Ende nuk dihen me saktësi arsyet e futjes së të riut në banesën e 76-vjeçarit gjatë orëve të vona të natës. 76-vjeçari jetonte me bashkëshorten e tij dhe me nusen e djalit së bashku me dy fëmijët e saj, pasi djalin e ka emigrant në Greqi.

F.m
Zbardhet dinamika e plagosjes në Ballsh, dy vëllezërit iu
Policia

BALLSH- Është zbardhur kronologjia e plagosjes së ndodhur në Ballsh që ka pqërfunduar me dy persona të plagosur. 76-vjeçari Agur Beqiraj ndodhej në shtëpi në momentin që 26-vjeçari Juli Pashaj është futur gjatë natës në banesën e tij. Beqiraj e ka konstatuar të riun brenda shtëpisë. Zhurmat e përplasjes mes të moshuarit dhe 26-vjeçarit i dëgjoi nga kati i parë vëllai i këtij të fundit, Elis Pashaj, i cili i shkoi në ndihmë vëllait të vogël.

I moshuari ka marrë thikën dhe ka qëlluar dy të rinjtë. Ende nuk dihen me saktësi arsyet e futjes së të riut në banesën e 76-vjeçarit gjatë orëve të vona të natës. 76-vjeçari jetonte me bashkëshorten e tij dhe me nusen e djalit së bashku me dy fëmijët e saj, pasi djalin e ka emigrant në Greqi.

Paraprakisht fqinjët kanë pohuar se dy vëllezërit kanë ngacmuar nusen e djalit të Beqirajt, por nuk përjashtohet as mundësia e një tentative grabitjeje. Policia e Mallakastrës është njoftuar nga stafi mjekësor i spitalit të Ballshit, i cili raportoi se ishin paraqitur dy persona me plagë në pjesën e krahut dhe kokës.

Pasi u shoqëruan në Polici, dy të rinjtë deklaruan para oficerëve të policisë gjyqësore se ishin konfliktuar me njëri-tjetrin, duke tentuar që të fshihnin rrethanat e ngjarjes. Duke u nisur nga deklarimet kontradiktore, Policia bëri të mundur zbardhjen e rastit dhe vuri në pranga 76-vjeçarin.

Poll

MOS HUMB