Aktualitet

'Zbrazet' Erion Alibej: Jam pjesëmarrës në vrasjen e Shkozës, Besian dhe Viktor Haxhiajt, Ramazanit, Runajt dhe Bujar Çelës

Alibej ka deklaruar se ka financuar vrasjen e Dorjan Shkozës, pasi kishte mësuar nga Nuredin Dumani se kishte marrë pjesë në ekzekutimin e familjarëve të tij.

F.I
'Zbrazet' Erion Alibej: Jam pjesëmarrës në vrasjen e
Erion Alibej

TIRANË-Ka vijuar sot në GJKKO gjykimi për dosjen “Plumbi i Artë”, ku Erion Alibej, bashkëpunëtori i drejtësisë ka rrëfyer vrasjet në të cilat ka pasur 'dorë'. Alibej ka deklaruar se ka financuar vrasjen e Dorjan Shkozës, pasi kishte mësuar nga Nuredin Dumani se kishte marrë pjesë në ekzekutimin e familjarëve të tij. I penduari i drejtësisë shprehet se vrasjen e Dorjan Shkozës e kërkoi sepse me çdo kusht donte Talo Çelën.

Ndër ngjarjet e tjera, Alibej ka rrëfyer se ka marrë pjesë në vrasjen e Besian dhe Viktor Haxhia, Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, si dhe në vrasjen e Bujar Çelës. Ai ka treguar se ka qenë i dënuar edhe për trafik droge në periudhën 2010-2011.

Erion Alibej: Jam financues në vrasjen e Dorjan Shkozës. Jam pjesëmarrës në vrasjen e Besian dhe Viktor Haxhia. Jam pjesëmarrës në vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt. Dhe në vrasjen e Bujar Çelës. Kam qenë i dënuar më parë për trafik droge, në 2010-2011. Për këtë çështje jam arrestuar dhe kam dal nga burgu në 2013. Kemi qenë një grup i dënuar për këtë çështje, mes tyre dhe vëllai im i ndjerë. Vrasjen e Dorjan Shkozës e kërkova sepse me çdo kusht doja Talo Çelën. Nga komunikimi që unë kisha me Nuredinin, unë disa persona nuk i njihja që ishin pjesëtarë në vrasjen e familjarëve të mi. E mësova nga Nuredin Dumani që Dorjan Shkoza ka marrë pjesë në ekzekutimin e familjarëve të mi. Nuredin Dumani me dukej i besuar sepse më korrespondonin të dhënat. Nuredini Dumani nuk më tregoi ndonjë dokument për Dorjan Shkozën, por thëniet e tij më bindën. Lidheshin rrethanat, sepse Nuredini më tha kane qenë dy makina. Ndaj familjarëve të mi është qëlluar me dy automjete. Për vrasjen e Anxhelo Avdia e mora vesh përmes televizorit mos gaboj. Nuk kisha dëgjuar më parë për Anxhelo Avdinë. Nuredini më tha që ai ishte pjesë e grupit kundërshtuar, i Talo Çelës. Enchro Chatin e kam përdorur që kur është hedhur në treg. Rreth vitit 2016-2017 e kam nisur përdorimin.

Poll

MOS HUMB