Aktualitet

"Zemër dje po mendoja për ty..."Zbardhen bisedat e modeles shqiptare me Epsetin, nga njohja tek takimet sekrete

Fillimisht rezulton se modelja shqiptare e ka kontaktuar Epsteinin më 8 shtator 2011, që është edhe emaili i parë, ku ajo prezantohet pasi i është sugjeruar ta kontaktojë atë nga B. Tancredi.

F.I
"Zemër dje po mendoja për ty..."Zbardhen bisedat e modeles
Misse Beqiri dhe Jeffrey Epstein

SHBA-Pas publikimit të artikullit të The Sun, ku u raportua se emri i modeles shqiptare Misse Beqiri përmendjen në dokumentet e lidhura me Jeffrey Epstein, janë zbardhur bisedat mes tyre. Nga bisedat e tyre të publikuara, kuptohet se midis tyre kishte një marrëdhënie që nuk ishte vetëm shoqërore, por edhe diçka më shumë, pasi ata flisnin për gjëra personale.

Në dosjet e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë, emri i saj përmendet në 204 dokumente të bëra tashmë publike, ku megjithëse disa janë të redaktuara, emri i saj i plotë në shumë prej tyre ka mbetur i ekspozuar. Fillimisht rezulton se modelja shqiptare e ka kontaktuar Epsteinin më 8 shtator 2011, që është edhe emaili i parë, ku ajo prezantohet pasi i është sugjeruar ta kontaktojë atë nga B. Tancredi.

"Përshëndetje Jeffrey, unë jam Zonjusha, një mikeshë e Tancredit. Ai më tha t'ju shkruaja për qëndrimin tim në New York. Mikpritja juaj është shumë e vlerësuar! Do të mbërrij më 10 dhe do të iki më 18. Tancredi më ka folur shumë për ju dhe sa shumë ju vlerëson, dhe mezi pres t'ju takoj .”-thuhet në email-in e dërguar nga Beqiri.

"Zemër dje po mendoja për ty..."Zbardhen bisedat e modeles

Përgjigjet u kthyen nga asistentja personale e Jeffrey Epstein, shtetasja Lesley Groff, e cila vazhdoi komunikimet duke kërkuar fotografi dhe informacione rreth gruas shqiptare që u rrit në Suedi dhe Angli. Pas disa shkëmbimeve të email-eve, në bisedë hyri vetë Epstein, i cili kishte vetëm disa muaj që vuante një dënim me 18 muaj për pedofili, por kishte kaluar 13 muaj në burg.

“Përshëndetje zonjushë, A mund të më dërgoni detajet e mbërritjes suaj në Nju Jork nesër, ju lutem? Kam rregulluar që ju të qëndroni në një nga apartamentet e tij për mysafirë gjatë qëndrimit tuaj. Adresa është 301 E 66th St. Do të jeni në apartamentin 4M. Portieri do të ketë një letër për ju me kodin e hyrjes në apartament; ne nuk përdorim çelësa, por tastiera të koduara për hyrje. A mund të më jepni edhe numrin tuaj të telefonit?-shkruan sekretarja.

"Zemër dje po mendoja për ty..."Zbardhen bisedat e modeles

Bisedat mes tyre vazhdojnë në datat në vijim, kur Misse Beqirit i organizohet udhëtimi drejt Nju Jorkut për t’u takuar me Epstein më 16 shtator 2011. Për të gjitha, sipas dosjes që “Ma Shqip” ka lexuar, është marrë asistentja e Epstein, Groff, deri te makina që e pret në aeroport, sistemimi i saj në një nga apartamentet e Epstein për miqtë në Nju Jork dhe më 17 shtator 2011 takimi i tyre në vilën e Epstein në Manhattan në orën 20:30.

Komunikimet vazhdojnë me plane për takime në Paris, Karaibe ose me figura të famshme nga bota e modës në SHBA për të vazhduar karrierën e tyre si modele.

EMAIL: “Më 26 shtator 2011, në orën 16:19, Zonjusha Begin shkroi:

Zemër, e humba telefonin… lol

Jam në Suedi, kam punë këtu këtë javë, do të nisem për në Milano më 10.

Si je? Dje po mendoja për ty...

"Xxx"

"Zemër dje po mendoja për ty..."Zbardhen bisedat e modeles

Në një moment modelja i thotë se po dilte me një djalë, por nuk ishte në humor për diçka serioze, ndërsa Epstein e pyet se kush ishte ai.

EMAIL: “Më 26/09/2011, në orën 13:56, Jeffrey Epstein shkroi:

Unë jam në Paris, ku je ti?

Sapo erdha në shtëpi sot për Krishtlindje. Jam ende beqare, kam dalë me dikë, por ende nuk jam gati për asgjë serioze...

Unë besoj se udhëtimet po ma bëjnë jetën paksa të rrëmujshme...

Ku je?

EMAIL: Më 23/12/2011, në orën 22:26, ​​Jeffrey Epstein shkroi:

"Ku je dhe si quhet?"

Raportimet theksojnë se Epstein kishte shprehur interes të madh për të. Ai i kishte ofruar ta çonte me avion privat në Paris për një sfilatë mode dhe madje kishte dashur t’i blinte një Mercedes me vlerë 100 mijë paund. Takimi i parë mes tyre kishte ndodhur në rezidencën e tij në Manhattan, me vlerë 37 milionë paund. Misse ishte habitur kur kishte parë brenda vilës shtatëkatëshe një klasë të improvizuar me banka shkollore, por kishte vendosur të qëndronte, duke shpresuar se ai mund ta ndihmonte në karrierë.

Takimi kishte ndodhur vetëm disa muaj pasi Epstein kishte përfunduar 13 muaj burg dhe një vit arrest shtëpie pas dënimit të vitit 2008 për sigurimin e një të miture për prostitucion.

Poll

MOS HUMB