Aktualitet

Zjarr në Korçë, humb jetën 72-vjeçari! Dyshohet se i vendosi flakën banesës (EMRI + VIDEO)

Një banore është shprehur se 72-vjeçari dyshohet se i ka vënë vetë zjarrin banesës.

M.K.
Zjarr në Korçë, humb jetën 72-vjeçari! Dyshohet se
foto nga ngjarja

KORÇË-Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në Korçë, ku një 72-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën e tij.

Sipas informacioneve paraprake, i moshuari nuk ka mundur të dalë në kohë nga banesa dhe dyshohet se ka ndërruar jetë nga asfiksimi, si pasojë e tymit të dendur të shkaktuar nga flakët.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e Policisë, të cilat po punojnë per të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Një banore është shprehur se 72-vjeçari dyshohet se i ka vënë vetë zjarrin banesës. Megjithatë, ky pretendim nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet dhe pritet që hetimet të përcaktojnë shkakun e zjarrit.

Korçë/Informacion paraprak:

Rreth orës 15:45, në lagjen nr. 15, Korçë, në katin e parë të një pallati, dyshohet se ka rënë zjarr në banesën e shtetasit U. H., rreth 72 vjeç.

Si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë shtetasi U. H., i cili ndodhej në banesë.

Shërbimet e Policisë dhe ato të zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë evakuimin e banorëve të pallatit, si dhe shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit./ZËRI

Poll

MOS HUMB