
PAMJE NGA NGJARJA
KUKËS-Kati i pestë i një apartamenti në lagjen nr.1 të qytetit të Kukësit është përfshirë nga zjarri.
Dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një bombël gazi e ndezur për gatim e cila nga shërbimet zjarrfikëse u gjet në ballkonin e apartamentit ku banonin tre persona, dy bashkëshortët dhe vajza. Për fat të mirë ata nuk kanë pësuar djegie apo dëme të tjera në trup.
Zjarrëfiksit kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit, i cili la pas dëme materiale./ZËRI
Poll