Aktualitet

Zjarr në një banesë në Tiranë, humb jetën i moshuari

Si pasojë e zjarrit ka humbur jetën 75-vjeçari Ramazan Karimani.

k.m.
Zjarr në një banesë në Tiranë, humb jetën i
Foto ilustruese

TIRANË- Një i moshuar ka ndërruar jetë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pasi banesa e të 75-vjeçarit u përfshi nga flakët. Si pasojë e zjarrit ka humbur jetën 75-vjeçari Ramazan Karimani. I moshuari, i cili mblidhte kanaçe dhe sapo ishte kthyer në banesë dhe kishte ndezur një zjarr për t'u ngrohur. Por flakët kanë përfshirë gjithë banesën dhe si pasojë i moshuari ka ndërruar jetë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.01.2025, rreth orës 20:00, në rrugën “Myzafer Spaho”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën private të shtetasit R.K, rreth 75 vjeç, i cili jetonte i vetëm në banesë. Si pasojë e zjarrit 75-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit./ZËRI

Poll

MOS HUMB