Aktualitet

Zjarr në Priskë të Dajtit/ Flakët pranë banesave, ndërhyrje nga ajri me helikopter (VIDEO)

Pamjet e siguruara nga ZËRI tregojnë flakët dhe tymin në afërsi të banesave, duke rrezikun e përhapjes së zjarrit drejt shtëpive.

zh.ll
Zjarr në Priskë të Dajtit/ Flakët pranë banesave,
pamjet-priske ne dajt

TIRANË- Vendi ynë vijon të jetë nën pushtetin e zjarreve prej ditësh, ndërsa një tjetër vatër është konstatuar në fshatin Priskë të Dajtit.

Pamjet e siguruara nga ZËRI tregojnë flakët dhe tymin në afërsi të banesave, duke rrezikun e përhapjes së zjarrit drejt shtëpive. Në video duket gjithashtu ndërhyrja nga ajri, teksa një helikopter po operon në zonë për shuarjen e flakëve.

Situata e zjarreve mbetet problematike në disa qarqe të vendit, e favorizuar nga temperaturat e larta dhe era, ndërsa strukturat e emergjencave vijojnë ndërhyrjet për izolimin dhe shuarjen e vatrave./ZËRI

Poll

MOS HUMB