Aktualitet

Zjarr përgjatë autostradës Fier-Vlorë, flakët vështirësojnë lëvizjen e mjeteve (VIDEO)

Në autostradën Fier-Vlorë, qarkullimi i mjeteve është vështirësuar për shkak të përhpjes së menjëhershme të flatëve të zjarrit dhe tymit të dendur i cili krijon veshirësi dhe rrezik për drejtuesit e mjeteve.

M.K.
Zjarr përgjatë autostradës Fier-Vlorë, flakët
FOTO NGA NGJARJA

VLORË- Pasditen e kësaj të hënë një tjetër vatër zjarri është përhapur përgjatë autostradës Fier-Vlorë, ku flakët kan përfshirë rreth 2 kilometra të sipërfaqes në anë të rrugës.

Në autostradën Fier-Vlorë, qarkullimi i mjeteve është vështirësuar për shkak të përhpjes së menjëhershme të flatëve të zjarrit dhe tymit të dendur i cili krijon veshirësi dhe rrezik për drejtuesit e mjeteve.

Mjetet zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve, si edhe për të parandaluar që vatra e zjarrit të përhapet më gjerë.

Drejtuesit e automjeteve këshillohen që të tregohen të kujdesshëm përgjatë lëvizjes në këtë segment rrugor, duke respektuar udhëzimet e autoriteteve deri në normalizimin e situatës./ZËRI

Poll

MOS HUMB